• |
ide | kryesore

Ivica Daçiç e thotë hapur: Shengenin Ballkanik e ka propozuar Serbia (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka zbuluar se prapa nismës për “minishengen” qëndron Beogradi. Një gjë të tillë Daçiq e ka thënë derisa ka folur për pritjet që ka nga qeveria e re e Kosovës dhe heqjen e taksës.

Sipas tij Kosova me taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë po tregon se është kundër pajtimit, ndërsa thotë se Beogradi po vepron plotësisht ndryshe duke propozuar Minishengenin për t’i hequr të gjitha barrierat mes dy shteteve.

“Unë mendoj se jem larg nga ajo (vazhdimi i dialogut), sepse institucionet e Kosovës duhet të krijohen. Se a do të krijohen apo jo është një pikëpyetje e madhe. Taksa është një vendim që se ka parë historia, sigurisht që ne nuk e konsiderojmë Kosovën si një shtet tjetër dhe këtu nuk bëhet fjalë për raporte bilaterale por… Beogradi propozon minishengenin, heqjen e të gjitha barrierave, dhe Prishtina vendos taksë 100 për qind. Është totalisht një vendim kundër përpjekjeve për normalizim dhe pajtim në gjithë rajonin. Ne nuk jemi shumë optimist rreth kësaj, por ne do të shohim si do të rrjedh situata. Në çdo rast Serbia do të jetë një faktor konstruktiv”, ka thënë Ivica Daçiq për Kosovo Online, i pyetur se a pret ndryshime të politikës kosovare, heqje të taksës dhe rifillim të dialogut.

Se përmes projektit të minishengenit po bëhet përpjekje për të hequr edhe taksën e ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Një deklaratë e tillë e Haradinajt madje ka nervozuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili pas takimit me Vuçiqin e Zaevin kishte sulmuar Haradinaj dhe e kishe quajtur gënjeshtar./ Express



8 Comments

  1. E vertete e ka propozuar serbija,por qe ne 2010 e perkrahur nga salihu dhe kosova per kete ka dhe foto familjare ku salihu ka qene prezent,sot po ky salih ne emer por me fytyren e njeriut te zi kete minishengenin e quan si jugosllavija e re,kerkoni arkivat dhe do tju dali ky fytyr Zi salih

    1. O qelbesire mavi i paemer ,ne 2010 u fol per hapesire te lire midis Shqiperise Kosoves Malit te Zi dhe Maqedonise. Jo per Serbine. E kupton ndryshimin? Padyshim qe jo se rilinidiotet nuk e kane aftesine e sintezes. Sot na del edhe Serbia . Le te vije por te njohe njehere Kosoven. Dhe kjo nuk eshte per pune inati por sepse kjo izolon komplet Kosoven. Ajo e 2010-es nuk u lejua pikerisht nga Serbia sepse i hiqte kufijte midis Kosoves dhe Shqiperise.

  2. Cben ku Dacic keshtu, si ia heq ekskluzivitetin ketij te gjatit qe tha se ishte idea fillestare e tij

    dhe bile ua kishte propozuar gjate nje takimi ne New York Zaevit dhe Vucicit.

    Turp te kente , plagjiaturist i pacipe.

  3. Taksa hiqet kur Serbia te ndaloje lobimin per mosnjohjen e shtetit Kosove.Kur te ndaloje pengesat qe i ban Kosoves per njohjet ne organizmat nderkombtare.Dhe n’fund taksa hiqet 100% kur SerDHIA te njohe Kosoven SHTET!!!!
    Mos e nguc grethin me krande (Berishen)se e nguc per t’zezen tande,thojme me shpellaret.

  4. Ore, mire beni qe i nxirrni rrenat Gjatosh Palloshit, po popllit legen kok-bosh te kuq si do ja bojme…
    s’leviz e s’pipetin asgjo, nuk i rruhet njeriu as kur ky ta aneksoje shqiprine…
    ndoshta kshu e ka historia…
    Seriozisht, nuk eshte pare popull me tuaf!!!

  5. O berat i buzhgales pse salihu ishte dakort atehere dhe sot han mut serb bashke me ty kete sqaroji shpellkareve ti u bukshkale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *