• |
ide | kryesore

Klubi anglez ndez vigjiljet e ndeshjeve me ftesën hot: i këshillon tifozëve një lokal lap dance

Sport



Në futbollin anglez shpesh zbavitja vjen para cdo gjëje: vlen për Premier League e mbi të gjitha për divizionet e tjera, League One përfshirë. Tifozët e Ipswich Toën e kanë nisur vitin me një sfidë të vështirë, duke qenë se duhet të përballeshin me kryesuesit e Wycombe Wanderers në transfertë: një detyrë problematike, por e lehtësuar nga propozimi i nxehtë i parandeshjes, që ka ardhur direkt nga “The White Horse”, një lokal lap dance me balerina ekzotike vetëm 35 minuta në këmbë nga Adams Park, praktikisht vendi perfekt për të përgatitur ndeshjen.

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, “The White Horse” është në kërkim të publicitetit e është futur në paketën informative zyrtare të para ndeshjes për transfertën e Ipswich. Pronari Alistair Watts ka shpjeguar filozofinë e lokalit të tij, që e ka suksesin në sezonin e jashtëzakonshëm të skuadrës së qytetit Wycombe Wanderers: “Jemi bërë pub-i i tifozëve në trasfertë. Regjistrojmë hyrjet më të shumta kur Portsmouth ose Oxford vijnë të luajnë këtu. Këtu është gjithcka shumë zbavitëse. Në pub ka balerina lap dance duke nisur nga pasditja. Nuk ka kosto hyrëse e nuk është e detyrueshme të shohësh vajzat! Hyrja është e ndaluar nën 18 vjec”. E ndoshta edhe për lojtarët para ndeshjeve!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *