• |
ide | kryesore

Lamtumirë David Stern: NBA qan humbjen e njeriut që krijoi Dream Team

Sport



Basketbolli amerikan është në zi: David Stern, komisioneri legjendar i Nba, është ndarë nga jeta në moshën 77 vjecar, pasi u shtrua në spital në fillim të dhjetorit si pasojë e një hemoragjie cerebrale që e goditi ndërsa drekonte në një restorant në Midtoën në Neë York City. Stern ka punuar në Ligën amerikane për gati dy dekada përpara se të bëhej komisioneri i saj i katërt në 1 ° shkurt 1984, detyrë që e la vetëm në 2014.

David Stern kishte lindur në 22 shtator 1942 në Neë York City. Ish-komisioneri ishte në gjendje kritike që nga 12 dhjetori, ndërsa lajmin për humbjen e tij e ka dhënë komisioneri aktual, Adam Silver: “Për shumë vjet – tha ai – kam patur mundësinë ta shoh të punojë, ishte bërë një nga miqëtë e mi më të mirë. David e nisi në 1984 e për 30 vjet ka bërë që Nba të zhvillohet në nivel global. Ka përmirësuar median e marketingun, firmosur kontrata të rëndësishme e mbështetur programe zhvillimi social që e kanë bërë Nba të njihet në gjithë botën. Ishte një lider i vërtetë i biznesit e basketbolli ynë i detyrohet shumë”.

Për të dhënë një ide se cfarë ka bërë Stern për Nba, mjafton të mendosh se rriti kontratat televizive nga 22 milionë dollari në 930 e vlerën totale të të ardhurave nga 400 milionë në 1984 në 19 miliardë në 2014. Ishte gjithashtu promotor i faktit se lojtarët e Nba të mund të shkonin në Olimpiadë, duke shtyrë në krijimin e asaj që më pas u përcaktua si ‘Dream Team’, që dha spektkaël e dominoi turneun e Lojërave të Barcellona 1992.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *