• |
ide | kryesore

Një tjetër italian në pankinën e Partizanit: Sormani prezantohet të premten

F1, Sport



Adolfo Sormani do të jetë trajneri i ri i Partizanit, duke marrë kështu pankinën e lënë bosh nga Franco Lerda, që u shkarkua menjëherë pas humbjes në derbin me Tiranën. Tekniku italian, një njohje e vjetër e të kuqve, duke qenë se i ka drejtuar dy sezone më parë, kishte lënë përshtypje të mira tek presidenti Gazmend Demi, që pasi ka vënë veton për largimin e Lerdas është imponuar edhe në thirrjen e Sormanit, duke i qendruar linjës së italianëve.

54 vjeçari është akorduar me të kuqtë, në takimin e zhvilluar sot në selinë e klubit, edhe pse prezantimi është lënë për një ditë më pas. Nxitimi i Partizanit për ti besuar pankinën një trajneri me eksperiencë lidhej edhe me faktin se skuadra do të niset në datën 4 janar për në Antalia për të kryer fazën përgatitore. Kështu, prezantimi mbetet për të premten, në mënyrë që Sormani të takohet edhe me futbollistët të cilët do ti ketë në dispozicion, duke qenë se vetëm fare pak prej tyre i ka patur në aventurën e tij të parë me kryeqytetasit.

Italiani kujtohet për eleminimin që i bëri Ferencvarosh në Champions, ku deciziv në fakt ishte kapiteni Hoxha me pritjet e penalltive dhe realizimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *