• |
ide | kryesore

Pesë vjet kontratë: Kulusevski firmos për skuadrën që do të mundohet t’a mposhtë pas dy javësh

Sport



Dejan Kulusevski, mesfushori që u ble nga Atalanta për 44 milionë euro (35 plus 9 bonus) ka shijuar impaktin e parë me botën Juventus. Suedezi 19 vjecar, në Torino që të mërkurën në mbrëmje, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në JMedical për tiu nënshtruar vizitave mjekësore. Lojtari është pritur nga një grup tifozësh, për të cilën lojtari ka dhënë autografe e selfie. Kulusevski do të firmosë një kontratë prej 2,5 milionë në sezon deri në 2024 plus bonus.

Kulusevski duhet të qendrojë tek Parma, ku është në huazim, deri në fund të sezonit e të nisë aventurën e tij bardhezi në verë, por nuk përjashtohet edhe mbërritja e tij në janar, në dispozicion të Maurizio Sarri, nëse kryehet ndonjë operacion në dalje: Emre Can është në shënjestër të Psg e menaxherët e tij janë këto ditë në Francë për të kërkuar të zhbllokojnë tratativën. Sapo të përfundojë vizitat mjekësore, Kulusevski do të ketë kontaktet e para me teknikun Sarri e shokët e rinj të skuadrës në Continassa. Në 19 janar gjithësesi pritet të vijë sërisht si kundërshtar në Stadium, kur Parma të sfidojë bardhezinjtë, përpara se ta bëjë impiantin shtëpinë e tij të re disa muaj më pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *