• |
ide | kryesore

“Tages Zeitung”: Rama në krye të OSBE, qeveria e tij e lidhur me trafikun e drogës

Lajme, Të fundit



Nga disa ai shihet si një shpirt i lirë, nga të tjerët si një armik i demokracisë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tani po merr kryesinë e OSBE-së.

Nga Jana Lapper, Die TagesZeitung 

Kur kryeministri shqiptar Edi Rama merr pjesë në konferenca mban gjithmonë me vete lapsa me ngjyra. Kështu, thuajse i hipnotizuar, pikturon skicat e tij në miniaturë në blloqet e takimeve. Sepse Rama nuk është vetëm një kryetar qeverie në Ballkan që nga viti 2013, por edhe një artist me famë ndërkombëtare. Vitin e kaluar punët e tij u ekspozuan në galerinë e artit në Rostock. Si artist me shpirt të lirë, Rama është i njohur edhe në Europën Perëndimore. Si kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste ka kohë që ka zbuluar anë të tjera të vetes së tij.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar kalojnë përmes sistemit politik shqiptar dhe anëtarët e tjerë të kabinetit të Ramës janë të përfshirë në marrëveshje të drogës. Në 2016-ën pati një skandal për vetë Ramën, me firmën e tij, fonde shtetërore prej 500 mijë dollarësh duhet të kishin rrjedhur në Bienalen e Venezia ku vetë Rama ishte pjesëmarrës me veprat e tij.

Kabineti i Ramës ka qeverisur pa opozitë prej muajsh. Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin sepse e akuzon Ramën për manipulim të zgjedhjeve. Por kjo nuk është një gjë e re në Shqipëri, partitë socialiste dhe ato demokratike janë bllokuar që nga fundi i diktaturës komuniste në 1990. OSBE po punon aktualisht me një mision për të shuar konfliktin, për shembull duke mbështetur zgjedhjet e lira.

Për koincidencë, Presidenca e OSBE-së i kaloi Shqipërisë nga 1 janari. Çdo vit presidenca i caktohet ministrit të jashtëm të një vendi anëtar, post që Rama e mban vetë pasi shkarkoi ministrin e Jashtëm.

“Nëse e konsideroni Presidencën e OSBE-së si një ilaç efikas kundër konflikteve dhe problemeve të tranzicionit të një demokracie, Shqipëria është në një pozicion paradoksal duke qenë njëkohësisht furnizues dhe konsumator i këtij ilaçi” – shkroi publicisti Veton Surroi nga Kosova. Pozicioni i kryetarit duket pikant sepse Rama nuk është i famshëm kur bëhet fjalë për lirinë e shtypit, një nga detyrat kryesore të organizatës.

Në të kaluarën, për shembull, kryeministri shqiptar ishte i shqetësuar nga puna e gazetarëve kritikë duke i quajtur “sharlatanë” dhe “kazanë për mbeturina”. Ai ka iniciuar i vetëm edhe një ligj, mes të tjerave që i detyron mediat online të instalojnë një “pop-up” me shërbimet qeveritare ose të eliminojnë përmbajtje nga faqet e tyre ueb. Mediat dhe shoqatat i druhen mbikëqyrjes nga qeveria.

Kështu Rama ka formuar një shtet shqiptar sipas ideve të tij. Reformat që duhen përmbushur përpara aderimit në BE, siç është sistemi gjyqësor apo (lufta) kundër korrupsionit janë në duart e tij. Tashmë edhe Presidenca e OSBE-së. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Cfare shkrimi per nivel shpellkaresh si ziguri i qarrit dhe sojsorollapin e tij qe te sulen me komente te tipit salihist

    1. Keto “kritika”, kunder fatkeqesise biblike qe i ka rrene ketij mileti, duken sikur sponsorizohen nga vet antinjeriu, shkojne e merren me nje vjedhje prej 500.000€ bere ne 2019, kur antinjeriu me banden e tij, mesatarisht kaq ka vjedhur per cdo dite, te vitit 2019, pra 365×500.000€. Persa i perket droges, paret, lejet per kultivimin intesiv, trafikun ashiqare te te gjitha llojeve te drogave, duke e kthyer Shqiperine ne hambar droge per Boten, shkoni dhe kerkojani; sorosit, usa dhe be. Ky antinjeriu, ka marr cfare i kane lene ata sepse ky vetem mikromenaxhim ka bere, prandaj mos u habitni qe usa dhe be nuk i shikojne plantacionet dhe maunet e droges. Pra, mos u merrni me zhgaravinat e antinjeriut o press, kete milet e ka mbuluar fatkeqesia epokaliptike!

  2. Shkrim I bukur por per sumshklym si puna ketij kopilit qe nuk i dahet gjithe diten zari nga goja e ndyre qe qelbet dhe qe per dreq e shkrujn dhe gazeta evropiane

  3. Sa e poshter eshte kjo evropa shan liderin e gjithe botes, si vje turp sikur mos te kishim kete lider km e Shqiponjes qe i jep drite gjith botes bota do kishte marr funde pa kete gerdall km qe s di ti japi uje as breshkes se vet e jo me ketij populli cop mishi me dy sy.

  4. Qelbistani do te drejtoje osbe???
    2 gjera do te ndodhin: Krishti do te zbrese nga qielli dhe gruaja do linde nga sqetulla.

  5. Ky sigurisht jep leksione, prezantime e mend kudo ne bote. Vetem se vendin e tij, ate qe drejton e ka kthyer ne nevojtore!

  6. Eshte ne nderin e OSBE-se qe ne krye te saje te vije nje nje person me reputacion shume te

    larte dhe shembull vezullues ne fushen qe mbulon kjo organizate. E kush me mire se ai ka organizuar

    zgjedhje te lira e te ndershme, nje sistem gjyqesor funksional, nje barazi te shtetasve para ligjit, nje liri

    te admirueshme te shprehjes se lire, nje mireadministrim te buzhetit, nje ulje te borxhit publik, nje

    modesti ne vlersimin e vetvetes , ne distancimin nga bota e krimit , ne respektimin e opozites dhe

    te mendimit ndryshe brenda forces se tij politike , ne promovimin e vlerave e te eksperiencave ne

    qeverisje , ne reduktimin e shpenzimeve te lu ne ksit nga ana e tij dhe e mintrave e ministreshave, ne

    eleminimin e PPP- ve dhe koncesioneve gllaberuese, ne rritjen e mireqenies per shumicen e

    popullesise e zbutjen e diferencave pasurore , ne terheqjen e investitoreve te huaj te medhenj etj

  7. He mo birboooo ??? E shikoni talljen karit nga gjermanet ??? Prisni kur te daljn te thone jemi te paret qe po ju komunikojme se djelli rrezaton drite.
    Status quo.

  8. He mo birboooo ??? E shikoni talljen karit nga gjermanet ??? Prisni kur te daljn te thone jemi te paret qe po ju komunikojme se djelli rrezaton drite.
    Status quo. E shihni qe jane njelloje si rama ? Radikalista por ne menyren e vet.

  9. A ju paralajmerova qe minjte e haleve te vilave te salihut u ushqyen gjate festave tani jane sulur portolave me kohe te plote,mut plot per ju minjte e hale te salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *