• |
ide | kryesore

“Trajneri juaj ka luajtur me ne”: Espanyol-Barcellona nis me shkëndija në rrjetet sociale

Sport, Video



Rritet pritshmëria për derbin mes Espanyol e Barcellona, në program për tu luajtur të shtunën në 4 janar në orën 21. Kur nga ndeshja mbeten dicka më pak se 48 ore, dy klubet kanë nisur ngacmimet në Twitter.

Sfidën në fakt e kanë ndezur blaugranat, që kanë kujtuar se tekniku i ri i rivalëve të qytetit, Abelardo, ka veshur gjatë fanellën e Barcelonës, duke koleksionuar në total 257 prezenca e 17 gola.

Përgjigja e Espanyol nuk vonoi të vinte, me klubin që ka nënvizuar se në të kaluarën, në radhët e tyre ka qenë pikërisht edhe tekniku aktual i katalanasve Ernesto Valverde.




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *