• |
ide | kryesore

Vialli i tregon muskujt tumorit: “Në 2020 do fitoj forcë fizike e mentale”

Sport



Gianluca Vialli po vazhdon luftën kundër tumorit në pankreas dhe e sheh 2020 me pozitivitet. Shefi i delegacionit të Kombëtares italiane (mori detyrën në 11 nëntor) ka postuar në Instagram një foto në të cilën evidenton muskujt, duke shpjeguar pritshmëritë për vitin e ri: “Dua të fitoj si forcën fizike ashtu edhe atë mentale. E do të doja të inspiroja njerëzit!” shoqëruar kjo me një frazë të autores Melody Beattie (“Viti i ri është përpara nesh si kapitulli i një libri që pret të shkruhet. Mund të ndihmojmë të shkruhet ajo histori, duke vendosur objektivë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *