• |
ide | kryesore

Drejtori Sportiv që mori Sarrin tek Empoli tregon prapaskenën: “Punë fati, e zgjodha se kushtonte pak”

Sport



Drejtori Sportiv i Cagliari është bërë i njohur se mori tek Empoli, teknikun aktual të Juventus, Maurizio Sarri. Por në konferencë për shtyp përpara sfidës me bardhezinjtë, Marcello Carli i është kthyer të shkuarës. Drejtori i ishullorëve i është përgjigjur ngacmimit mbi meritën që kishte për marrjen e Sarrit tek Empoli, me fjalët që ngjajnë më shumë me shpërfillje.

“Asnjë meritë e imja, ishte punë fati. Maurizio erdhi tek Empoli në një moment të vështirë për skuadrën toskane – tha Carli -. Gjëja interesante që tregojmë shpesh unë e ai është se ishim të dy në një situatë dramatike, ishim dy të dëshpëruar. Pas 20 ditësh e kuptova se kisha rastisur në një trajner të nivelit të lartë e jam i lumtur që tani është trajner i Juventus. Në kohët e Empolit, paratë ishin pak e ai nuk kushtonte shumë kështu që zgjodha për trajner atë që kushtonte më pak, kjo po që ishte zgjedhje me fat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *