• |
ide | kryesore

Federata e Ghanës shkarkon gjithë trajnerët e kombëtares: largimin e Appiah e ka kërkuar presidenti i vendit

Sport



Të gjithë të shkarkuar. Federata Ganeze e Futbollit ka vendosur të spastrojë, duke i hapur rrugë revolucionit, duke shkarkuar të gjithë stafet e kombëtareve të meshkujve e femrave, të skuadrës së parë dhe under. Njoftimi i Ghana Football Association – që nuk jep shpjegime për zgjedhjen drastike – i jep kështu fund mandatit të dytë të Kwesi Appiah, në drejtim të Black Stars që nga 2017 në vend të Avram Grant, pasi e ka drejtuar që nga 2012 në 2014. Në Kupën e fundit të Afrikës, Ghana është eleminuar me penallti nga Tunizia në 1/8.

“Kemi zgjidhur kontatat me stafet teknike të të gjithë skuadrave të sektorit kombëtar me efekt të menjëhershëm”, lexohet në komunikatën federale, lëvizje që ndjek ndryshimin e bërë në krye të Gfa në tetorin e kaluar, me nominimin e presidentit Kurt Okraku, pas një viti nën udhëheqjen e “komitetit të normalizimit”.

Vendimi – ndoshta i kërkuara për të spastruar mbetjet e administrimit të mëparshëm – shtrihet edhe në të gjitha skuadrat e sektorit femëror. Këesi Appiah e asistentët e tij, Kingson, Akunnor e Stephen Appiah, duhet të gjejnë kështu pankina të tjera. Sipas asaj që bën të ditur “Ghana Web” presidenti i republikës Nana Akufo-Addo personalisht ka shtyrë për shkarkimin e Appiah, anglez në vendlindje, sepse preferon që në kombëtare të jetë një ganez.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *