• |
ide | kryesore

Flasin familjarët e aksidentit me 2 viktima në Tiranë: Makina fluturoi 50 metra

Lajme, Të fundit

Në datën 2 janar, Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë. Erjon Balla, 36-vjeçari nga Rrësheni dhe Hydajete Salliu, 72-vjeçarja nga Tirana ndërruan jetë. Një makinë e tipit Volsvagen e drejtuar nga Eltjon Lazri duke ecur me një shpejtësi të madhe dhe në kundravajtje, u përplas më një tjetër makinë po e tipit Volsvagen më pas makinë e drejtuar nga Eltjoni ka goditur dy këmbësorë, të cilët po kërkon të kalonin rrugën duke pritur te vizat e bardha. 72-vjeçarja ishte duke shkuar tek shtëpia e djalit të saj për ta uruar atë për Vitin e Ri.

“Hydajetja po shkonte për drekë te djali i saj dhe pisllëku i mori jetën. Kërkojmë nga shoferët që të bëjnë kujdes në qytet mos të ecin me shpejtësi. Si mundet të shkojë njeriu 50 metra lartësi, ja ashtu iku ai djali i ri që vdiq”, – shprehen familjarët.

Shpejtësia mori jetën e dy kalimtarëve, të cilit po prisnin në fillim të vijave të bardha të kalonin në krahun tjetër të rrugës.

“Duhet studiuar sjellja e dy automjeteve dhe shpejtësia. Këtu mësuam që kalimtari, apo këmbësori është fare i pambrojtur. Shpejtësia e lejuar në qendrat urbane nuk është më shumë se 40 kilometra në orë”, – deklaron Artur Sulce, ekspert autoteknik.

Janë të shumta automjetet që këto ditë të para të Vitit të Ri i sheh rrugëve të kryeqytetit të qarkullojnë me shpejtësi. Si çdo vit, edhe pse policia paralajmëroi një strategji për festa, duket se kjo nuk i ka trembur ata që shkelin ligjin duke rrezikuar jetën e të tjerëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu