• |
ide | kryesore

Hazard ‘manjak’ pas lojërave elektronike: “Luante Mario Kart edhe në dhomat e zhveshjes”

Sport



Verën e kaluar, Filipe Luis është larguar nga Atletico Madrid për të kaluar tek Flamengo. Në të kaluarën mbrojtësi ka luajtur edhe një sezon me Chelsea, klub në të cilin ka qenë shok me Eden Hazard. E pikërisht një episod interesant mbi belgun, gjatë intervistës në kanalin Youtube 2AngryMen TV, është zbuluar nga braziliani.

“Për mua përqendrimi është gjëja më e rëndësishme. Të qendrosh gjatë në celular në Facebook ose Instagram të heq dëshirën, sidomos nëse rri 5 orë në ditë. Më kujtohet se një herë Hazard luante Mario Kart në dhomt e zhveshjes. Përgatitësi i tha të dilte për të bërë nxemjen, por ai vazhdoi të luante. Kur ia përmenda ai më tha: ‘Rri i qetë, më paso topin, nuk ka asnjë problem’”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *