• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gruaja e ministrit duke festuar me tufa parash në duar

Syri i Lapsit



Jo rrallëherë, zyrtarët e shtetit në Shqipëri dhe Kosovë janë kritikuar për luksin e treguar me bileta të shtrenjta dhe hotele luksoze. Në Kosovë ka bërë bujë ditët e fundit një video ku shfaqet Burbuqe Thaçi – Matoshi, zyrtare e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Në video, ajo shihet e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, Fatmir Matoshi i cili është ministër në detyrë i Mjedisit në Kosovë.

KTV që ka publikuar pamjet thotë se nuk ka mundur të vihet në kontakt me Thaçi – Matoshin, por ministri në detyrë i Mjedisit ka thënë se paratë që shihen në këtë video janë personale. Ai ka pranuar se videoja është bërë të enjten dhe ka thënë se ka qenë shaka me miqtë e tij. Bashkëshortja e ministrit Matoshi është punësuar në Ministrinë e Diasporës në korrikun e vitit të kaluar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *