• |
ide | kryesore

Greqi, sulmohet shtëpia e një arbitri: gjyqtarët kërcënojnë me grevë në prag të derbit të Athinës

Sport



Shtëpia e një arbitri grek është sulmuar dje për herë të dytë në dy javë, duke rritur mundësinë e një greve nga ana e gjyqtarëve helenë. Dera prej xhami e shtëpisë së Angelos Evangelou është shkatërruar e nuk është hera e parë, duke qenë se në 22 dhjetor ndodhi e njëjta gjë me shashka që shkaktuan dëme.

Pas sulmit të parë në shtëpinë e Evangelou, arbitrat e ligës kishin menduar një grevë, por që të mërkurën votuan në mënyrë unanime për të ndërprerë veprimin pasi morën siguri nga federata greke, liga e nga klubet. Nuk ka patur reagime të menjëhershme nga ana e arbitrave pas incidentit të fundit, në kohën kur në ndeshjet e Super League Olympiakos është i impenjuar në derbin e Athinës kundër Panathinaikos. Federata greke e ka përcaktuar shkatërrimin portës së shtëpisë së arbitrit Evangelou një “cmenduri të paimagjinueshme të futbollit grek”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *