• |
ide | kryesore

Inzaghi synon rekordin e Eriksson: “Dua nga skuadra 120%”

Sport



Pas suksesit në Superkupën italiane kundër Juventus, Lazio do të jetë skuadra e parë e Serie A që do të zbresë në fushë të dielën kundër Brescia. Inzaghi kërkon një fitore për të vazhduar ndjekjen e Juve e Inter, por edhe për të barazuar rekordin prej 9 fitoresh radhazi në kampionat të vendosur nga Sven Goran Eriksson: “Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për rrugëtimin tonë e në të njëjtën kohë kokëulur. Problemet janë në kthesën e parë, vijmë nga 15 ditë pushim. duhet të bëjmë një ndeshje prej Lazio, dua 120%” ka thënë tekniku në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Tani në Roma fjala titull nuk është më tabù, por Inzaghi i mban këmbët në tokë: “Arsyetojmë ndeshje pas ndeshje, dua shpirtin e sakrificës që kam parë në muajt e fundit. Të tjerat po vrapojnë e nuk rrinë të shohin – tha tekniku, që ka siguruar se skuadra është gati – Djemtë i kam parë mirë, në pesë seancat kam parë që skuadra punoi mirë e se nesër do të kërkojmë të bëjmë një ndeshje të rëndësishme. Leiva e Luis Alberto mungojnë por besoj tek ata që do të luajnë”.

Lajmi i mirë për teknikun është rikuperimi i golashënuesit më të mirë Ciro Immobile: “Temperatura i zgjati 36 orë e për fat ka humbur vetëm një seancë. Këtë mëngjes është stërvitur rregullisht në grup e nëse nuk ndodh cudia do të jetë në fushë”. Në mbyllje edhe një dëshirë për 2020 e një koment për të ardhmen e blerjes së fundit Esacalante: “Jemi në sintoni me shoqërinë. Escalante? Është një lojtar i mirë, e di që shoqëria po e monitoron por jo për tani, të shohim cdo të ndodhë në fund të vitit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *