• |
ide | kryesore

Liga: Real Madrid fiton derbin dhe parakalon Barcelonën

Sport



Në rikthimin nga pushimet, Real Madrid nuk ul marshin në La Liga, duke vazhduar rrugën e sukseseve me imponimin 3-0 në fushën e Getafe në derbin e kryeqytetit spanjoll, që e vendos momentalisht në krye të kampionatit.

Blancos, pa kapitenin Sergio Ramos, zhbllokuan rezultatin në minutën e 34’ me kontributin “e çmuar” të portierit Soria, që gaboi komplet daljen ndaj Varane e shënoi autogol. Mbrojtësi francez dyfishoi rezultatin në minutën e 53’, përpara se Modric të shënonte të tretin në kohën shtesë.

40 pikë në 19 ndeshje për merengues, që presin të mësojnë nëse Barcelona do të mbajë hapin e tyre, apo do ta kryesojnë kampionatin të shkëputur. Katalanasit kanë 37 pikë dhe do të luajnë në mbrëmje derbin me Espanyol. Ngjitet në zonën Europa League Valencia, që thyen 1-0 Eibar, me golin e Maxi Gómez, duke shkuar në 31 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *