• |
ide | kryesore

Video/ “Nëse më markon ti, shënoj 40 gola”: Pope nuk e fal Stones në FA Cup

F1, Sport, Video



Tom Pope nuk fal. Sulmuesi i panjohur i Port Vale (League Two, dicizioni i katërt anglez) ka shkuar në gol në sfidën e FA Cup kundër Manchester City, duke mbajtur “premtimin” e bërë ndaj mbrojtësit të citizens John Stones në qershor 2019. Pas një ndeshje të kombëtares angleze, në fakt, Pope kishte sulmuar Stones në Twitter, duk e përcaktuar “soft” e duke thënë se nëse luante kundër tij cdo javë do të kishte shënuar 40 gola në sezon. Kështu, goli i tij ishte më i prituri i ndeshjes dhe qendërsulmuesi nuk zhgënjeu. E thënë e bërë.

TWEET I POPE

Pas humbjes në gjysëmfinale të Nations League 3-1 kundër Hollandës, Pope nuk i kurseu kritikat: “Sapo pashë highlights të ndeshjes – shkruante ai – E di që jam një lojtar i League Two, e di që ai luan për Kombëtaren angleze, e di që fiton 150 mijë stërlina në javë, e di që është një milion herë më i fortë se unë, por do doja të luaja kundër John Stones cdo javë! Do të shënoja 40 gola në sezon”.

Ndeshja ka përfunduar 4-1 për Citizens, por mbrëmja do të mbetet përgjithnjë në albumin e kujtimeve të Pope e në atë të tifozëve anglezë, që kanë shpërthyer në rrjetet sociale me komente pafund për “arritjen” e sulmuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *