• |
ide | kryesore

Nga Anglia, Juventus ofron Rabiot për Pogba: italianët e mohojnë, “është i pashitshëm”

Sport



Paul Pogba është ëndërra e juventinëve praktikisht që kur francezi është larguar nga Torino, në verën e 2016. Rikthimi i tij tek Manchester United, në fakt, ka dhuruar për Red Devils më shumë probleme e zhgënjime, se suksese, aq sa duket e sigurtë lamtumira e tij nga Old Trafford. Mesfushori madje mund të largohet nga Premier League që në janar. E nga Anglia mediat insistojnë për një ndërhyrje të bardhezinjve pikërisht në merkaton dimërore, pa pritur verën.

E reja e tratativës është se në tavolinë është vendosur emri i Adrien Rabiot. Mesfushori i ardhur nga Psg ka luajtur deri tani pak e ka bindur edhe më pak, por Sarri duket i sigurtë se mund të ndryshojë. Nga ana tjetër, United mund të jetë i interesuar për pagesën shumë më të ulët se ajo e Pogba. Kështu, Juventus ofron francezin si këmbim teknik plus 75 milionë euro për të rimarrë në Torino Oktapodin.

Shifra është larg nga ajo e 170 milionë euro cash të kërkuar nga anglezët (Rabiot vlerësohet 25 milionë). Në Manchester, sipas asaj që bëhet e ditur në ishull, mund të kënaqen edhe me një plusvalencë të limituar (Pogba u pagua 100 milionë pikërisht nga Juve) vetëm për tu liruar nga ai që sot është vetëm një problem i madh. Nga Torino, ndërkohë, ky lajm përgënjeshtrohet: në janar nuk do të ketë asnjë tentativë për Pogba e se Rabiot konsiderohet i pashitshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *