• |
ide | kryesore

Përplaset me makinë dhe humb jetën futbollisti francez: 23 vjecari kthehej nga stërvitja

Sport



Një humbje e madhe ka tronditur futbollin francez: Nathael Julan, sulmuesi 23 vjecar i Guingamp, ka humbur jetën pasditen e djeshme për shkak të një aksidenti rrugor. Sipas asaj që bën të ditur France Blue, lojtari francez ndodhej në Pordic, një qytet në afërsi të Saint-Brieuc, e ka humbur kontrollin e makinës së tij, gjatë kthimit nga stërvitja.

Makina ka përfunduar jashtë rruge për shkaqe ende të paditura e ka përfunduar e përplasur me një pemë. Nuk kanë shërbyer për asgjë tentativa e zjarrfikësve dhe mjekëve gjatë transportit për në spital. I lindur në Montivilliers në 19 korrik 1996 e rritur në moshat e Le Havre, Julan kishte mbërritur tek Guingamp 2 në janar 2018 e që atëherë kishte luajtur 13 ndeshje.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *