• |
ide | kryesore

PPP e Ramës/ Inceneratorët nuk punojnë, por marrin nga qeveria 47 milionë euro

Lajme, Të fundit



Impiantet e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet metodës së incinerimit që do të ndërtohen nëpërmjet koncesioneve me Partneritet Publik -Privat, në qytetet Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë marrë deri më tani me 5.7 miliardë lekë ose 47 milionë euro financime nga buxheti i shtetit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Financimet përfshijnë periudhën 2017-2019, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti parregullsi në pagesat e thesarit për këto objekte.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shumën më të madhe të financimeve e ka marrë incineratori i Fierit me 18 milionë euro, më pas ai Elbasanit me 14.6, milionë euro dhe i Fierit me 14.2 milionë euro.

Ndaj kontratës së Fierit, Ministria e Financave disbursoi 5 milionë euro gjatë vitit 2017 teksa punimet ende nuk kishin filluar për shkak të protestave të banoreve të zonës që penguan nisjen e tyre.

Më herët, sipas një liste të prokurorisë, të siguruar nga “Monitor”, ndërmjet 72 kompanive të mëdha që kanë kryer blerje fiktive nga kompani pa aktivitet, në mënyrë që të rrisin artificialisht shpenzimet, me qëllim pagimin e më pak TVSH-je dhe tatim fitimi, listën e kryeson integrated Technology Services, koncesionari i inceneratorëve me blerje përmes 164 faturave, që arrijnë në 987 milionë lekë (rreth 8 milionë euro), ose gjysma e shumës totale të identifikuar nga Prokuroria.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh është tashmë funksional. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 120-140 ton/ditë, sipas deklarime zyrtare në kontratë.

Inceneratori i Trajtimi i mbetjeve Fier (“Integrated Technology Ëaste treatment Fier”) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 180-200 ton/ditë. Ky projekt nuk ka nisur ende, për shkak të protestave të vazhdueshme të banorëve të fshatit Verri, të cilët nuk pranojnë ndërtimin afër zonës së tyre, teksa i tremben ndotjes së ajrit dhe produkteve bujqësore.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tirane (“Integrated Energy B.V shpk”), me kosto totale 39 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë.

Shqipëria është një ndër vendet që ka gjenerimin më të ulët të plehrave për frymë në Europë, por edhe të procesit të ndarjes së mbeturinave në burim. Niveli i ulët i zhvillimit industrial ka bërë që Shqipëria të gjenerojë 373 kg/banor mbetje në vitin 2016. Sipas INSTAT, në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 480 kg/frymë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Nivel më të ulët të gjenerimit të mbetjeve se Shqipëria kanë Serbia, me 268 kg/frymë dhe Kosova, me 220 kg/frymë.

Nëse të tre inceneratorët do të viheshin në punë, kosto totale në buxhet do të arrinte në rreth 50 miliardë lekë dhe kapaciteti total mesatar i përpunimit në rreth 1000 ton në ditë, ose rreth 130 kg për frymë në vit.

Por, nëse krahasohemi me shtet fqinjë rezulton se Shqipëria nëse i ndërton të gjithë inceneratorët që ka në plan, do të ketë një kapacitet tepër të lartë. Në Itali, sipas të dhënave të Eurostat, sasia e plehrave që përpunohet përmes procesit të incenerimit është vetëm 35 kg për frymë, pra katër herë më e ulët se në Shqipëri. Në Greqi është 12 kg për frymë. Serbia e ka akoma edhe më të ulët, në 6.3 kg për frymë./ Monitor



8 Comments

  1. Pse ju kujtoni se vetem Saliu Basha dhe Meta do grabisnin.. hajduti gjeti hajdutin ,por Tani vjedh me vote ,qete dhe me demokraci njelloj si paraardhesit.Te vjedhe Rama sa ti doje bytha se me kete popull,Pak e ka.

  2. Naaa hani ferra ju gomeret e Lapsit.. Haniii se ka per te gjithe buzbardhet.
    E meritoni.

    Filloni dhe pellisni tani si dini ju .

    1. Me siguri edhe naten e vitit te ri kete urim do kesh bere: Vidhni sa me fort sivjet o rilindas, se fajin e ka lapsi!

  3. Kjo do te thote te jesh shtatezene pa lindur akoma . E kane basarduar fare kete vend dhe asnje nuk flet .Ja kane lene ne dore KLSH-se , njesoj sikur ti varesh ujkut melçite ne qafe . Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti parregullsi , thote artikulli . Nese do ti vesh kapak gjerave thirr KLSH-ne . KLSH-ja eshte bere si kapak pusetash ose me mire si kapak per gropat septike te drejtuesve gjithmone kundrejte pageses .Ta dije mileti sesa maskaralliqe kane bere punonjesit e KLSH-se do i vrisnin me çap buke ne goje . Pse nuk flet KLSH-ja per transferimin e menjehershem te aksioneve nga fituesi tek ai italiani dhe ku fitimi i keti zhulsi me 8-vjeçare qe mori konçensionin eshte 13 milon euro sa hap e mbyll syte ? A e dini qe na qeshen edhe afrikanet per kurvellikun dhe rrotkarizmin tone , ku ne pankarta shkruanin ketu nuk eshte shqiperi ? Ropt KLSH-se dhe ketij vendi bastardesh, ropt drejtesise . Ketij vendi dhe ketyre njerezve tu besh mutin ne goje e kane prape pak .

  4. Po me termetin cfare behet?
    Po me pulat dhe blegtorine e Bashes cbehet?
    Po me naften me zharres, cbehet?
    Me ligjet jemi more.

  5. hajduteri e paster fare. nga buxheti ne xhep . 0 =ZERO pune djerse mundim.

    shqiptaret rrine si rrota kari tu punu, rama fut ne xhep euro me skema te tilla.

    hajde maskarallek hajde. hajduteri pas hajduterie. skan fund hyneret e Rames

    POR e rendesishme eshte qe LIDERI te jete i lumtur. Populli vezhderr socialist vdes per ramen. edhe po tu Q…je grate motrat nenat , prape do i thone faleminderit, biles do i thone na fut noi rrote k…ri ne myth se kam degju qe bohesh europian po e hongre ne myth.
    Rrace perverse
    ptuuuuuu

    1. Po vjen 8 Marsi, Grate e Fierit e presin plot dashuri Kryeministrin Rama

      Sapo kryeministri i ka thirrur në skenë, gratë fierake kanë vërshuar drejt tij. Mes batutave, kreu i qeverisë iu është drejtuar duke u thënë se “mos hajdeni për mua, por për të kërcyer, se është festa huaj, prandaj vallëzoni”.

      fierisot.com – kryeministri-rama-kercen-dhe-selfie-me-grate-e-fierit-video

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *