• |
ide | kryesore

Sormani kthehet në pankinën e Partizanit: edhe në Itali i bëjnë jehonë zgjedhjes së të kuqve

F1, Sport



Adolfo Sormani rinis nga Shqipëria. TEkniku në fakt kthehet tek Partizani, ku ka drejtuar edhe në 2016, si trajner. Për të një kontratë gjashtë mujore, me opsionin për dy vitet e ardhshme. Sormani, që do të bashkëpunojë me Nicola Innocentin, zëvendëson të shkarkuarin Franco Lerda. Firma është vendosur në prezencë të presidentit të klubit, Gazment Demi.

Në kontratë, zbulon Sportmediaset, është e parashikuar një klauzolë që do të bëjë të nisë automatikisht rinovimin për dy vjet të tjera: Sormani mjafton të fitojë një trofe në këtë sezon dhe është në garë për të dyja. Në kampionat Partizani është vetëm tre pikë larg vendit të parë, kur ka mbetur gjysma e kampionatit për të luajtur, ndërsa të kuqtë vazhdojnë garën edhe në Kupën e Shqipërisë.

Në të kaluarën Adolfo Sormani, ‘regjisor’ i Parmës kur emilianët ishin të drejtuar nga Arrigo Sacchi, ka drejtuar edhe të rinjtë e Juventus e Napoli, ndërsa jashtë Italisë ka drejtuar Velje në Danimarkë, me të cilët ka fituar një kampionat të serie B.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *