• |
ide | kryesore

Todibo pranon ofertën e Milan: tani diskutohet formula me Barcelonën

Sport



“Oui”. Jean-Clair Todibo me shumë mundësi e ka thënë frengjisht, por kuptimi është i njëjtë, oferta e Milan e prezantuar nga Frederic Massara – njeriu që kuqezinjtë dërguan në Barcelonë për të bindur mbrojtësin e ri – është pranuar me shumë kënaqësi. Në fakt, Massara ka takuar Todibo e agjentin e tij në një darkë pune në Spanjë e këtë mëngjes është kthyer në Milano me disponibilitetin e lojtarit për tu transferuar. Tani Milan e Barcellona do të punojnë për të gjetur formulën e duhur.

Që me shumë mundësi do të jetë një huazim me të drejtë blerje e kundërblerje. Një zgjedhje që do ti kënaqte të gjithë palët në lojë: Milan mund ta blejë nëse do të bëjë mirë në gjashtë muaj në Itali, Barcellona mban një rrugë preferenciale për ta riblerë në të ardhmen e mbrojtësi mban një derë hapur për aventurën e tij në blaugrana.

Kontaktet në këto orë janë të vazhdueshme, tratativa është vendosur mirë: brenda pak ditëve në kampin e Milan presin përgjigjen përfundimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *