• |
ide | kryesore

Arrestohet në mes të Tiranës i dënuari me 17.5 vjet burg për vrasje të 2-fishtë në Ersekë në 97-ën

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit raporton se ka arrestuar Kastriot Fejzon, një 49-vjeçar nga Erseka të dënuar për një vrasje të 2-fishtë në 1997-ën në këtë qytet. Fejzo u ndalua pasi po udhëtonte me automjetin e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe policisë iu prezantua me gjeneralitetet e kushëririt të tij.

Pas verifikimeve, u zbulua se personi i ndaluar ishte i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim” me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim. Në momentin e ndalimit atij i janë gjetur me vete 20 mijë dollarë amerikanë dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

Policia thotë se ishin forcat e posaçme “Shqiponja” që falë edhe informacioneve të marra nga policia e Korçës se një shtetas i shpallur në kërkim për vepër të rëndë penale po qarkullonte me automjet në kryeqytet. Sipas policisë për këtë shkak u organizua operacioni policor i koduar “Gjeneraliteti i rremë”. Pas verifikimit të gjeneralitetit ai iu dorëzua Policisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Fejzo u arratis në Greqi në vitin 2008 pas dënimit për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 5 të tjerëve në një përplasje me armë 2 ditë pas zgjedhjeve të qershorit të 97-ës në qytetin e Ersekës. Ai u arrestua në Athinë në vitin 2012, por nuk dihet se si arriti t’i shpëtojë drejtësisë greke. ©LAPSI.al

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *