• |
ide | kryesore

Belotti i vetëm pushton Romën: Sirigu pret gjithcka, Torino del me fitore

F1, Sport



Nis në mënyrën më të mirë të mundshme 2020 e Torinos, që bën goditjen në Olimpico, duke shënuar dy herë përballë Romës, me Andrea Belottin, që i jep një sukses shumë të rëndësishëm skuadrës së tij. Ngadalëson formacioni i Fonseca, pikërisht atëherë kur nuk e priste, duke i humbur nga sytë Lazio, katër pikë më shumë, e një ndeshje akoma për të luajtur.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe shtyllës së goditur nga Belotti, verdhekuqtë iu përgjigjen me rastin e Pellegrinit, që gjeti reagimin super të Sirigut, por në aksionin e fundit Belotti kaloi në avantazh Torinon me një të majtë të fortë. Në pjesën e dytë verdhekuqtë kërkuan të barazonin rezultatin, por granata u mbrojtën me kujdes, edhe falë një Sirigu në lartësinë e duhur. E në fund një prekje me dorë e topit në zonë nga Smalling, u sanksionua nga Var, duke i dhënë mundësinë Belotti të realizojë dygolëshin që mbylli ndeshjen.

ITALY – SERIE A

Brescia 1 – 2 Lazio
SPAL 0 – 2 Verona
Genoa 2 – 1 Sassuolo
Roma 0 – 2 Torino



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *