• |
ide | kryesore

FA Cup: Liverpool i rezervave eleminon titullarët e Ancelotti: replay i Tottenham, avancon Chelsea

F1, Sport



Në ndeshjen e madhe të reaundit të tretë të FA Cup Everton i Carlo Ancelotti rrëzohet në Anfield, ku Liverpool me vetëm Milner nga titullarët kualifikohet falë magjisë së 18 vjecarit Curtis Jones, që vendosi rezultatin 1-0 me një goditje të kalibruar nga jashtë zone. Chelsea shënoi dy herë në pjesën e parë kundër Nottingham Forest me Hudson-Odoi e Barkley, ndërsa Tottenham barazoi 1-1 përballë Middlesbrough dhe është i detyruar të përsërisë ndeshjen.

Një muaj pasi e shkatërroi Everton 5-2 në kampionat, Liverpool u përball sërisht në derbin me Everton, duke arritur të triumfojë e të rinjtë. Jurgen Klopp duhet të bënte pa të dëmtuarit Dejan Lovren, Joel Matip, Xherdan Shaqiri, Naby Keita e Fabinho, ndërsa debutoi me fanellën e Reds Takumi Minamino. E megjithatë në të 71’ Curtis Jones mposhti Ancelotti dhe i dha kualifikimin Liverpool.

Chelsea kaloi raundin duke mundur 2-0 Nottingham Forest. Pas gjashtë minutash Callum Hudson-Odoi mori pasimin e Pedros, duke kaluar në avantazh vendasit me një goditje tokazi në shtyllën e parë. Dhjetë minuta më pas është përsëri Hudson-Odoi, por këtë herë Jordan Smith arrin të devijojë, vetëm se topi mbërriti në këmbët e Ross Barkley që vulosi rezultatin.

Tottenham vuajti kundër Middlesbrough që barazoi 1-1 duke detyruar Spurs të luajnë përsëri. Pas 5 minutash në pjesën e dytë Ashley Fletcher në kundërsulm u la i vetëm nga mbrojtja e Mourinhos që manovroi keq në pozicionin jashtë loje: sulmuesi i vetëm mposhti Gazzaniga. Përgjigjia e vendasve erdhi në të 61’, perfekt krosimi i Serge Aurier për Lucas Moura që me kokë nuk gaboi.

ENGLAND – FA CUP

Bristol Rovers 2 – 2 Coventry City
Burton Albion 2 – 4 Northampton Town
Charlton Athletic 0 – 1 West Bromwich Albion
Chelsea 2 – 0 Nottingham Forest
Crewe Alexandra 1 – 3 Barnsley
Crystal Palace 0 – 1 Derby County
Middlesbrough 1 – 1 Tottenham Hotspur
Queens Park Rangers 5 – 1 Swansea City
Sheffield United 2 – 1 AFC Fylde
Liverpool 1 – 0 Everton



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *