• |
ide | kryesore

FOTO/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin në aksin Tepelenë – Gjirokastër

Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 18.15 në afërsi të fshatit Humelicë në Gjirokastër.
Nga informacionet paraprake të policisë, një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor në rrugën Tepelenë- Gjirokastër. Viktima është një 45-vjeçar me iniciale L.R., banues Vlorë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *