• |
ide | kryesore

Historia/ Minamino, i mbijetuari i tërmetit të tmerrshëm të Kobe, tani nën dritat e Anfield

Sport



Liverpool fiton e përforcohet me Takumi Minamino për të garantuar një të ardhme të suksesshme. Reds kanë blerë kështu talentin japonez që është evidentuar me Salzburg në Champions League. Sulmuesi i rritur tek Cerezo Osaka ka kaluar dramën e tërmetit të tmerrshëm të Kobe, në 17 janar 1995, ekzaktësisht një ditë pas lindjes së tij në Izumisano, 80 km nga epiqendra.

I MBIJETUAR – Talenti i Liverpool i ka mbijetuar tërmetit të tmerrshëm që shkaktoi vdekjen e më shumë se 6 mijë personave e shkatërroi 70 mijë shtëpi në të gjithë rajonin. Qyteti i Izumisano praktikisht u shkatërrua krejt. Pas djaloshit japonez që bëri sot debutimin me fanellën e Reds në derbin me Everton në FACup, është një histori dhimbje e ëndërrash të mundshme vetëm falë fatit. Minamino luante, kur ishte i vogël, në sheshin para shtëpisë dhe është stërvitur fort për tu bërë talenti që njohim sot.

NEYMARI JAPONEZ – Sipas asaj që bën të ditur The Sun, kur Minamino ishte 7 vjec heroi i tij ishte Ronaldo Fenomeni, që fitoi Botërorin 2020 me Brazilin në Japoni e Korenë e Jugut. Të frymëzuar nga ajo që shihnin në televizion, Minamino e vëllai i tij Kenta vërtiteshin rreth koneve që i ati ia kishte vendosur përpara shtëpisë, duke imituar lëvizjet e ish-sulmuesit brazilian. Kenta nuk ia doli të bëhej futbollist, Takumi shkëlqeu me Cerezo Ozaka, ku fitoi edhe nofkën “Neymari japonez”. Kur Minamino firmosi për Salzburg në 2015 me modesti u shpreh: “Nëse do të bëhem i aftë si ai, do ta pranoj me kënaqësi këtë nofkë”.

MINUTA E PARË – Japonezi është stërvitur për pak ditë me skuadrën e tij të re, por pavarësisht kësaj Jürgen Klopp e rreshtoi titullar. Minamino kthehet në Anfield ku ka luajtur e shënuar në këtë sezon në 4-3 e Liverpol përballë Salzburg në grupet e Champions. Nuk është hera e parë që gjermani peshkon nga klubi austriak: edhe Sadio Mané e Naby Keita kanë një të shkuar tek Salzburg e janë shndërruar në dy blerje super. Minamino kryqëzon gishtat, pasi i ka mbijetuar sfidave edhe më të mëdha se kjo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *