• |
ide | kryesore

Inter, hakmarrje për Kulusevski: ofertë për Pogba tek United

Sport



“Inter ka kaluar në krye të garës për Paul Pogba”. Kështu The Mirror ka dhënë lajmin se shoqëria zikaltër ka trokitur në dyert e Manchester United për mesfushorin francez, në dalje nga Premier League e i ndjekur nga Real Madrid e Juventus. Pogba ka dhënë aprovimin për tu transferuar nën urdhërat e Conte, por United – që vlerëson lojtarin 170 milionë euro – ulet në bisedime vetëm nëse në tratativë futet Lautaro, që arrin afërisht tek 100 milionë.

Lajmi i dhënë nga tabloidi anglez është për tu analizuar, në kushtet kur, të privohet nga Lautaro, për Inter nuk duket një mundësi e realizueshme. E megjithatë zikaltrit mund të futen në garë për mesfushorin francez, duke i mëshuar raportit të tij me Conte. Në fakt me shumë mundësi cështja i takon qershorit, edhe pse nuk përjashtohet që raporti i keq i lojtarit me Red Devils të hapë skenarë të tjerë.

Manchester United ka qenë i qartë: për të folur për Pogba tek Inter, pavarësosht aprovimit virtual të lojtarit për tu veshur zikaltër duke përmbushur hakmarrjen e Marotta ndaj Juventus pas stërkëmbëshit për Kulusevski, dëshiron Lautaro Martinez, që është edhe objektiv i Barcellona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *