Pasi vendosi një rekord në pjesën e parë të sezonit, Antonio Conte është thirrur në cështje tashmë të thyejë një tabu që zgjat prej 22 vjetësh, atë të San Paolo. Ka në fakt që prej 18 tetorit të 1997 që Inter nuk fiton në stadiumin e Napoli, praktikisht një jetë më parë, mjafton të përmendësh që atëherë Lautaro ishte vetëm dy muajsh. Në pankinën e zikaltërve ishte Gigi Simoni, në fushë lojtarë si Bergomi, Moriero, Simeone, Djorkaeff e… Ronaldo fenomeni.
Një skuadër ajo zikalktër e atëhershme, që luftoi për titull me Juventus (atë vit ishte edhe kontakti i famshëm Iuliano-Ronaldo) e që fitoi Kupën Uefa në finalen kundër Lazio. Ai Napoli ndërkohë, që udhëhiqej nga Carlo Mazzone, atë mbrëmje doli i mundur 2-0 e në fund të sezonit ra nga kategoria.