• |
ide | kryesore

Pas zbardhjes së dënimit për Salianjin, ish-deputeti akuzon gjyqtarin për falsifikim (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin për dënimin e ish deputetit demokrat  Ervin Salianji, sa i përket rastit të njohuri “Babalja”.  Në vendimin e gjykatës thuhet se Salianji u përfshi në kallëzimin e rremë për interes politik të tij e të PD dhe se Albert Veliu është akomoduar në PD ku ka dhënë edhe intervista. Pas kësaj zbardhje, ka reaguar edhe vetë ish-deputeti duke paraqitur para gazetarëve provat shkresore, duke akuzuar gjyqtarin Artan Gjermani, se jo vetem ka dhënë një dënim pa asnjë provë, por ka falsifikuar edhe faktet.

“Salianji u përfshi në kallëzimin e rreme për interes politik të tij e te PD. Albert Veliu njohur si Babalja u akomodua në selinë e PD ku ka dhënë dhe intervista. Biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjisteuar në janar 2018. Biseda është regjistruar në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliua ja ka dorëzuar Ervin Salianjit. Stilolapsin përgjues ja dha Salianji. Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron Geron Xhafës. Mes të pandehurve Veliu, Alizoti, Salianji, Jetmir Olldashi ka komunikime të shpeshta para e pas veprës penale”, thekson Gjykata.


“Nuk ka asnjë shpjegim tjetër komunikimet e tyre të shpeshta veç përfshirjes në audiopërgjim. Në tetor 2017 Albert Veliu ka marrë takim me Ervin Salianjin. Më 20 tetor 2017 Veliu ka biseduar me Salianjin për 51 sekonda. Ky komunikim përveçse motiveve për audiopërgjimin si lidh të pandehurit me asnjë shkak tjetër. Nuk janë as miq as të afërm. Ervin Salianji realizoi kontaktin e Albert Veliut me gazetarin Jetmir Olldashi. Deklarimet publike të Salianjit nuk dhanë asnjë provë për veprën penale të trafikut të drogës në ngarkim të Agron Xhafës.  Pas publikimit të audiopërgjimit ka një numër të lartë bisedash mes Albert Veliut e Fredi Alizotit, biseda këto komprometuese”, thuhet më tej në vendimin e Gykatës.

Sipas Gjykatës nga të gjitha provat dhe tabulatet telefonike rezulton se zërin e Agron Xhafës e ka bërë Fredi Alizoti.

Çfarë thotë Ervin Salianji 

“Vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen. Gjyqtari e pranon në vendim që ne nuk kemi njohje të mëparshme, pranon dhe që mes meje apo dhe gazetarit Olldashi, nuk ka komunikime dhe asnjë kontakt dhe asnjë njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti” – u shpreh Salianji në konferencën për mediat para gazetarëve.

“Një nga faktet e falsifikuara në vendimin e gjykatës është mos dorëzimi i materialit origjinal”, ka thënë Salianji, duke shtuar se “Në vendim është falsifikuar fakti në lidhje me aktin e ekspertimit”.

Sipas Salianjit, “Falsifikim i fakteve është edhe citimi se njohja mes Veliut dhe Olldashit është kryer nga unë e për më tepër, ky “fakt” (tel e datës 20.10.2017 nga Veliu tek unë) konsiderohet dhe momenti i fillimit të bashkëpunimit mes meje dhe të pandehurve të tjerë”. 

Gjykata ka dënuar me 3 vjet dhe 5 muaj burgim dhe Albert Veliun, personin që pranoi se ka kryer përgjimin. Dy vjet burgim u dhanë për Fredi Alizotin, i cili rezultoi të ishte njeriu që ishte hequr si Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit, në bisedën me Veliun. Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, i cili i kishte dhënë Veliut pajisjen përgjuese, u dënua me 6 muaj burg, por që do të konvertohet në 100 orë pune në shërbim publik. ©Lapsi.al 

Argumentimi i Salianjit dhe (poshtë) dokumentet 

Dje, në ditë pushimi, gjyqtari i partisë nëpërmjet zëdhënësve të rilindjes ka shpërndarë vendimin e gjykatës në të cilën siç e kemi thënë dhe siç e shihni nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt!
Vendimi i Gjermenit i shkruar nga partia, është vendim politik, fjalë për fjalë si pretenca që dha Rama pas publikimit të skandalit Xhafaj.
Njësoj si dënimet për agjitacion dhe propogandë, gjyqtari i partisë thotë që është dëmtuar reputacioni publik i një krimineli të dënuar dhe që sot po kryen dënimin në Itali apo dëmtimi i reputacionit politik të ish-ministrit të brendshëm ndërkohë që menjëherë pas denoncimit, Agron Xhafaj, shkoi për të vuajtur dënimin.
Vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen. Gjyqtari e pranon në vendim që ne nuk kemi njohje të mëparshme, pranon dhe që mes meje apo dhe gazetarit Olldashi, nuk ka komunikime dhe asnjë kontakt dhe asnjë njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti.
Arsyetimi i vendimit dhe dalja e tij pa ju njoftuar palëve dhe pa u hedhur ne sistem e bën të dyshimtë se si dhe kur është bërë zbardhja e vendimit, vendimi në pjesën hyrëse (22 flete) ka krejtësisht copy/paste konkluzionet përfundimtare të prokurorisë, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër është vetëm përsëritje. Për aq kohë sa procedura gjyqësore u bë me gjykim themeli dhe jo me gjykim të shkurtuar, gjykata duhet të kishte rrjedhën e saj të ngjarjeve e jo atë të prokurorisë.
Ne vendim nuk citohen në pjesën hyrëse të tij argumentet e mbrojtjes, apo dhe kur bëhet analiza nga gjykata e elementeve te figurës së veprës penale, serish nuk citohen pretendimet e mbrojtjes. Një vendim i strukturuar në këtë mënyrë, nuk jep mundësinë e analizimit të tij sipas procesit gjyqësor, por vetëm sipas këndvështrimit të akuzës që është përthithur edhe si këndvështrim i gjykatës.
Në vendim nuk citohet asnjë kërkesë e bërë nga mbrojtja dhe e rrëzuar me vendim të ndërmjetëm nga gjykata, ku të arsyetohet edhe shkaku i rrëzimit;
Një nga faktet e falsifikuara në vendimin e gjykatës është mos dorëzimi i materialit origjinal. Gazetari Olldashi e ka dorëzuar materialin origjinal, por qëllimisht kur është ndarë dosja e trafikimit të narkotikëve, nga ajo e kallëzimit të rremë, materiali origjinal është lënë pjesë e dosjes së trafikimit. Në gjykim është kërkuar administrimi i kësaj prove, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjyqtari, në mënyrë të qëllimshme: Sot po ju tregoj procesverbalin e dorëzimit të materialit bruto nga gazetari Olldashi (dokumenti). Ky material, materiali bruto është dërguar në Itali për ekspertizë, por më pas ky material nuk u dërgua tek ekspertët britanikë.
Tjetër fakt i falsifikuar është ai se në gjykim u provua dijenia e të pandehurve Salianji dhe Olldashi në lidhje me falsifikimin e materialit nga Veliu dhe Alizoti, ndërkohë që gjatë pyetjes në gjykatë vetë dëshmitari i sajuar Alizoti, pranoi që vetëm ai ka qënë në dijeni të këtij fakti deri në datë 01.06.2018,datë që ka bërë dhe denoncimin në polici (pasi ishte përpunuar nga policia). Ky falsifikim është bërë me qëllimin e vetëm për të konsideruar se vepra penale është konsumuar me dashje direkte, si e vetmja mënyrë për tu konsumuar kallëzimi i rremë;
Në vendimin e gjykatës përseritet disa herë se motivi për kallëzimin e rremë ka qenë cënimi i reputacionit publik te Geron (Agron) Xhafes. Po si mundet te konsiderohet “reputacion publik” ai i një të dënuari me vendim të formës së prerë të një gjykate të shtetit italian për trafikim lëndësh narkotike!?
Në vendim është falsifikuar fakti në lidhje me aktin e ekspertimit. Në vendim citohet se akti i ekspertimit e rrëzon mundësinë që zeri në audio-pergjim të mund të jetë ai i Geron Agron Xhafës, ndërkohë që vetë akti citon se zëri në audio përgjim është i ngjashëm me atë të Geron Agron Xhafës;
Në vendim citohet termi “kallëzim publik”, term ky i panjohur më parë sepse ato që njihen deri tani janë “denoncimi publik” dhe “kallëzimi penal”. Ne këtë rast ka vetëm denoncim publik, por gjyqtari me qëllim ka përdorur termin “kallëzim publik”.
Në vendim nuk gjendet asnjë përshkrim e aq më pak ndonjë arsyetim në lidhje me drejtuesit e policisë që janë përfshirë në krijimin dhe rekrutimin e dëshmitarit të rremë Alizoti, pavarësisht se rezultoi që të kishim konsumuar veprën penale të deklarimit të rremë, para prokurorit në rastin më të mirë.
Falsifikim i fakteve është edhe arsyetimi se në datën 24.10.2017 ka qenë e pamundur që të kenë qenë fizikisht, njëkohësisht Veliu, Olldashi dhe Xhafaj pasi nga tabulatet e plota, rezulton që në harkun kohor 12.45 deri 13.45 ata të kenë qenë në të njëjtën rreze në qytetin e Vlorës, siç konfirmohet edhe nga deklarimet e gazetarit Olldashi që ka sqaruar se audio përgjimi është realizuar rreth orës 13.30. Gjykata, po ashtu si prokuroria, pavarësisht se i ka administruar tabulatet të plota, zgjedh të citojë vetëm ato të pas orës 14.00, kur edhe këta persona janë larguar nga njëri-tjetri.
Falsifikim i fakteve është edhe citimi se njohja mes Veliut dhe Olldashit është kryer nga unë e për më tepër, ky “fakt” (tel e datës 20.10.2017 nga Veliu tek unë) konsiderohet dhe momenti i fillimit të bashkëpunimit mes meje dhe të pandehurve të tjerë. Vetë tabulatet tregojnë se komunikimi ka nisur në datë 18.10.2017 me sms të dërguar nga Olldashi tek unë dhe ka vijuar dhe me date 19, çka tregon se iniciator në komunikim ka qenë Olldashi.
Falsifikim i fakteve është edhe konsiderimi si fakt i asaj se audio-përgjimi është realizuar në datat 14 ose 15 janar 2018, pasi vetë deklarimet e Alizotit që janë e vetmja bazë e këtij fakti, bien ndesh me tabulatet e telefonave të tij dhe të Veliut. Ata nuk kanë ardhur asnjëherë në Tirane në këto data e në vijim, për të sjellë stilolapsin e pretenduar.
Vendimi i Gjermenit bie ndesh me jurisprudencën e GjEDNj, pasi i jep prioritet privatësisë dhe reputacionit publik të një të dënuari me vendim të formës së prerë për trafik narkotikësh që ka vëllain Ministër te Brendshëm, në dëm të lirisë së shprehjes së një politikani të opozitës dhe një gazetari investigativ.
Banditët me apo pa mbështetje politike, në polici, prokurori, gjyqësor apo kudo janë, do të mbajnë përgjegjësi një më një, para ligjit dhe nuk do ketë prehër krimineli që do ti shpëtojë.

Provat që paraqiti Salianji në konferencën për shtyp 

234567

13 Comments

  1. Cfare shteti robqir qe kemi. Kur vjen puna per te bere verifikim audio pergjimi i hyjne me detaje tani nderkohe per ceshtjen e votave ju siguroj qe asgje sdo behet pavaresisht bujes. Sepse jemi mut.

    1. Gjykatësi Gjermeni që ka dhënë vendimin kundër Salianjit, është i verifikuar se ka qenë pjesë e bandës kriminale të Aldo Bares në Lushnje..
      Di ti i paemri i orës 16.25 që Salianji të ketë qenë pjesë e ndonjë grupi kriminal si Gjermeni e bnditi tjetër Alizoti që ka bashkëpunuar me policinë ?
      Apo të djegin akuzat e Salianjit se mund të kesh qenë vetë pjestar i ndonjë bande ?

  2. Xhafa eshte babai i reformes se drejtesi, nena eshte Rama: ” Une jam nana 😀 ”

    Seriozisht shpresonit qe Artan Gjermeni do te sillej si gjyqtar???
    Dhe kur themi gjyqtar kuptojme gjyqtar me standart Al-Banje, pra qe sdo te gjykonte por as do te denonte me nje fjale nje mut. Pas reformes se Lu te ndriturit dhe Vlahutin Hireplota, gjyqtaret jane me te vertete duke gjykuar ashtu sic duhet, : NUK U HA TRAPI FARE

  3. Sa njerez ka futur ne burg ky laluc me urdher te prere nga salihu ku ishit atehere ju shpellkaret e pd atehere ky laluc germenji ishte nga gjygjtaret e mire,lulzimja u be kryetar bashkie i tirones me voten e ketij laluci dhe ju kaluat te gjithe ne orgazem

  4. E gjithe lufta politike ne pergjithesi eshte e pandershme por kjo e babales ka qene nje nder pikat me te ulta. Nje kalamanllek dhe ne dore te njerezve te gabuar. Dhe me e forta qe me shume ka ndihmuar Ramen ne lufte brenda PS. Ky salianji me mire te kishte sajuar ndonje video tjeter gjasme sikur e sulmonte policia e xhafes ta vishte ate olldashin si polic dhe mund te shkaktonte ndonje protest te hajrit, dilte si hero, po te ikesh ne burg dhe mos te shkaktosh asnje reagim ne popull eshte gjynah….

  5. turp per drejtesine qe kemi denohet denoncusi dhe jo krimineli. dhe debidat fillojne e komentojne me fjele vullgare per te treguar nivelin e ulet qe kane turp… turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu