• |
ide | kryesore

Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

2, Ide



Edi Rama e ka hapur vitin politik me një tallje të re ndaj Lulzim Bashës. Ai e ironizoi liderin e opozitës si dikë që ka hequr dorë nga sllogani për largimin e kryeministrit pa zgjedhje dhe që pas aventurave radikale, do të kthehet si djali plangprishës në sfidat e reja elektorale.

Gjatë gjithë intervistës në emisionin “Java” në RTSh, lexohej hapur krenaria e atij që ka pasur të drejtë dhe ironia ndaj opozitës që ka dështuar në gjithçka.

Lexo më tej:

Rama ironizon Bashën: “I harroi thirrjet për ikjen time”

Risia e këtij qëndrimi, nuk është as përbuzja që kryeministri autoritarist ka për kundërshtarin dhe as aftësia e tij për të shndërruar çdo fabul serioze në karagjozllëk, por fakti se në këtë pikë ai fatkeqësisht ka të drejtë.

Në gati një vit rugëtim radikal, opozita ka gabuar pothuajse gjithçka.

Basha i ftoi idhtarët e tij në mitingjet e para madhështore të pranverës së shkuar duke i mikluar me iluzionin se rrëzimi i regjimit ishte çështje ditësh. Ai i ushqeu ata me idenë se në këtë vend nuk mund të zhvilloheshin zgjedhje me Ramën kryeministër. Ai u betua se do të digjte kutitë dhe qendrat e votimit për të mos lejuar farsën e 30 qershorit. Ai vuri bast se asnjë socialist nuk do të arrinte të hynte në zyrën e kryebashkiakut të Kavajës apo Kamzës. Ai nuk shpjegoi kurrë me transparencë se ç’farë shantazhi, kapjeje apo kërcënimi, i zbythi atë dhe Kryemadhin nga këto përbetime. Ai u mjaftua me gënjeshtrën e radhës që pas pushimeve të verës protestat do të vijonin më të forta, ndërkohë që ato nuk ndodhën më kurrë.

Me ardhjen e vjeshtës, jo vetëm që kryengritja u harrua, por bashkë me të u fshi nga fjalori edhe sllogani: “zgjedhje pa Ramën kryeministër”. PD e zëvendësoi me iluzionin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën ditë, duke i mëkuar mbështetësit e saj me po atë lugë të zbrazët që u ofron prej kohësh. Ajo filloi ta mbajë tinëzisht një këmbë brenda tryezës së reformës zgjedhore dhe arriti kulmin me paqen e përkohshme që i ofroi kryeministrit pas tërmetit, por që fatmirësisht u shkatërrua shpejt nga presioni i popullit opozitar. 

Le të jemi të qartë. Dështimi për tu përballur në mënyrë të dhunshme me një rregjim nuk përbën domosdoshmërisht një turp. Të kesh muskuj më të dobët dhe fuqi më të mpakura ndaj një pushteti monist, të korracuar edhe me miliardat e oligarkëve me të cilët bashkëqeveris, me banditët dhe trafikantët që i përdor si trupa paramilitare, për nevojat e tij edhe me të gjitha mediat e mëdha që e bëjnë të zezën të bardhë, nuk përbën një domosdoshmërisht një mëkat.

Por, kur dogji mandatet dhe vendosi të bojkotojë 30 qershorin, opozita kishte përpara dy rrugë : ose të përmbyste shpejt dhe përdhunshëm qeverinë ilegjitime të rilindjes, ose ta shfrytëzonte këtë kohë për të bërë një ndryshim radikal, në imazh, në cilësi dhe në thelb të vetvetes. Versioni i parë ofronte një fitore të shpejtë, i dyti një proces me të gjatë, por më të sigurtë dhe më shpresdhënës, si për opozitën, po ashtu edhe për mbarë shoqërinë.

Nëse në mosarritjen e objektivit të parë, faji nuk është tërësisht i saji, në dështimin e ditëpasditshëm të të dytit, Lulzim Basha mban përgjegjësinë e plotë.

Ai nuk po di as të ngjalli shpresë, as të afrojë figura të reja, as të japë garanci për të nesërmen. Shembujt me të cilët mund të ilustrohej ky dështim janë të panumurt, por unë do të thellohem vetëm tek njëri prej tyre.

Pak a shumë në të njëjtën kohë me mbëritjen e krizës politike në pikën më kritike, në arenë u shfaq edhe një lëvizje qytetare me një kërkesë konkrete dhe preçize: ndryshimin e sitemit zgjedhor, nga ky aktual të ndarë me qarqe dhe me lista të mbyllura, në një model me lista të hapura, ku deputetët të votohen direkt nga qytetarët dhe jo të emërohen nga kryetarët në zyra të mbyllura.

Inisiativa e “Nisma Thurje” që shëtiti pak a shumë në të gjitha qytetet e vendit, mes skepticizmit dhe heshtjes së mediave, arriti të mbledhë mbi 50 mijë nënshkrime. Ata qytetarë që iu bashkuan asaj, ndoshta një pjesë e bënë vetëm prej revoltës dhe prej zhgënjimit nga klasa e vjetër politike, por shumë të tjerë qenë të ndërgjegjshëm se mostra që pollën ndryshimet kushtetuese të 2008, për ta lënë vendin vetëm në dorë të një njeriu (që kontrollon edhe qeverinë edhe parlamentin edhe partinë personale) duhet zhbërë.

E këtu pyetja që shtrohet është: A duhet të gjejë PD-ja rrugën të afrohet me lëvizje të tilla qytetare, ndërkohë që bën thirrje bosh për një front të përbashkët kundër rregjimit? A duhet ajo të dijë ta dëgjojë zërin e revoltës së mijra firmëtarëve duke dëshmuar se mund të heqë dorë nga monopolizimi i opozitarizmit? A ka luksin ajo që të lejojë, që flamurtarë të kauzave të tilla të bëhen disa sharlatanë të së ashtuquajturës opozitë zyrtare?

Natyrisht një zgjedhje e tillë, kërkon sakrifica, kërkon të ndash pushtet dhe të heqësh dorë nga vendimmarrja personale. Ajo të obligon të bashkjetosh, jo me “yes-man”, por me shpirtra kritikë. Ajo të detyron të largohesh nga çiliminjtë e fryrë, që të vetmen punë që dinë të bëjnë është të lexojnë deklaratat për shtyp.

Deri më tani PD ka dështuar turpshëm në këtë rrugë. Premtimi i saj më i madh, nën rreshta, nuk duket të jetë përmbysja e sistemit, por qeverisja e të njëjtit, pak më mirë dhe pak më ndershëm sesa Rama.

Pra thënë këtë, ajo i nxit njerëzit të besojnë tek mirësia apo ndërshmëria e Bashës, Bardhit, Palokës, Kryemadhit, Shehit apo Mediut dhe jo tek një korpus ligjesh ndryshimesh e rregullash që do të jepnin garanci për mospërsëritjen e të njëjtave mëkate.

Por fatkeqësisht, me kaq pak, opozita e ka të pamundur të ngjalli besim. Pa propozuar një paketë të plotë, për një president që mund të zgjidhet nga populli, për rikthimin e dinjitetit të çdo deputeti (përmes zgjedhjes së drejtpërdrejtë), për një parlament më të fortë ku qeveria mund të rrëzohet me një mocion të shumicës, për rishikimin nga fillimi të reformës në drejtësi, misioni i Bashës dhe i atyre që i shkojnë nga pas, është pothuajse i pamundur.

Ata do të dështojnë me përpjekjen për të bërë një diferencë cilësore me Ramën, njësoj siç u zbrapsën në tentativat për ta rrëzuar me dhunë atë.

Në vend të këtij reflektimi të thellë, në vend të këtij kalvari privimesh nga pushteti personal, në emër të kauzës së përbashkët, Lulzim Basha duket se ka zgjedhur formulën që nuk e besojnë më as militantët gjithnjë e më të paktë që i qëndrojnë poshtë zyrës: atë të fitores së zgjedhjeve të parakohshme (të përgjithshme dhe vendore) me Ramën kryeministër.

Pikërisht për këtë Rama vazhdon të tallet me të. Sepse më mirë se kushdo ai e di se pa ndryshuar fushën dhe rregullat e lojës, askush nuk mund ta mundë në terrenin ku ai sundon i mbështetur nga oligarkët dhe kriminelët me të cilët bashkëqeveris.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Ishalla gabohem por pa ndryshime rrenjesore ne kodin zgjedhor dhe kushtetues , Basha eshte e veshtire te vije ne pushtet . Opozita per mendimin tim eshte e çorientuar , paria e saj duhet te zgjohet sa me pare nga gjumi .

  2. E DEGJOVA EMISIONIN DHE ME ERDHI PER TE VJELLE NGA VANGJELI DHE ZOGAJ . VETEM EDHE TI LEPININ BYTHEN PALLOSHIT TE ANETES U NGELI PA BERE . PTUUUUUUUUUUU ……….. KURVA DHE SERVILA

  3. Na hengshi mune shkerdhata e si duhet te vika opozita ne pushtet me kete monster km qe vetem njeri kete s munde ta quash pasi ka akuzuar baban e vet se djalin e kam me te dmth me babain, ateher akoma bisedoni per kete monster .Tuuuuuuuurp kush ja permende emrin e ketije monstre km.

  4. I vleresoj komentet e tua,por ky eshte siperfaqesor.rama eshte nje kryeminister qe de jure ka rene qe ne vitin e tij te dyte po te mos ishte per aleancen berisha-sorros-hoxha.ky eshte nje kadaver qe ecen me bekimin e tre monstrave antishqiptare.me te vertet mendon qe basha luan ndonje rol ne politiken shqiptare.

  5. Jam dakord me Bushatin qe nuk eshte turp te jesh i dobet. Por turp eshte te vazhdosh te qendrosh si deshtak ne krye te partise, edhe pse e di qe me Ramen nuk ka rruge tjeter vec forces se rebelimit qe ti nuk e inspiron dot. Pas dorezimit vjeshtor te Bashes, edhe vendimi per te mos hyre ne zgjedhje duhet kuptuar vetem si perpjekje per te mbajtur kreun e partise. Nje post qe veshtire se do e bej ndonjehere KM. Cudi qe njerezit ne PD nuk reagojne.

  6. Rama po tallet me të gjithë, përveç horrave dhe mafias, me të cilën qeveris dhe ndan benefitet. Ai, tashmë, e ka shkatrruar demokracinë dhe drejtësinë, i është kthyer kohës së Tarrasit, ka bërë lidhje me Vuçiçin dhe Erdoganin, ku mësimet “e vyera” vinë nga Putini. Në drejtësinë “e reformuar” ka vënë gjyqtarë dhe prokurorë të socializmit dhe diktaturës dhe këtë e quan reformë. Të huajt i bëjnë “Marshalla” , duke nga treguar gishtin e mesit. Sundohet me urdhëra partie, pa ligje, pa kushtetutë dhe po vihet në jetë “ligji i agjitacionit”. Jemi në një sistem Njëpartiak. Në këto kushte Rama dhe ata që i përdor si vegla qorre mund të tallen me të gjithë, duke ofenduar edhe kosovarët e udhëheqsit e tyre. Për dëmet që i ka shkaktuar atdheut tonë( sepse ai nuk ka atdhe, din, iman as fe), kishte ikur qindra herë në 6-7 vite sundim. Shembulli i fundit është dorëheqja e Kryeministrit maqedonas. Por ky nuk i njeh dështimet as krimet, tradhëtitë apo pabesitë që i ka bërë Shqipërisë dhe Kosovës. Ndaj sillet e tallet në këtë farë feje. Ata që nuk e durojnë këtë rregjim kaq shtypës e denigrues, ia mbathin e ikin nga sytë këmbët. Nëse, dikush ka bërë krime e pasuri, ky e thërret ta bëjë deputet, kryebashkiak për t’iu bashkuar mafias, me të cilën ndan pushtetin. Me bekimin e mafias dhe të të huajve që i thonê se është në “Rrugë të mbarë”. ky mund të vazhdojë gjatë kështu dhe më zi. Duhet përsëritje e 90-tës që të thyejë qafën, sepse të ik është ledhatim.

  7. Bushati, me ngjane ne shumicen e srbeve , te cilet e kritikojne politiken e Milosheviqit per mosrealizimin e objektivave te premtuara e jo per thelbin e politikes se tij fashizoide. Ngjajshmerin e preceptimeve tua me te serbeve i gjeje ne kritiken qe i ben Rames ( gjithnje me nje gjuhe prej.dherpelaku) me mllefin , qe qendron kambekryq ne subkoshiencen tende per fshirjen mga faqja e dheut , nje here e mire.te PD.
    Nuk ka vend ne Bote ku kritikohet me shume opozita se mazhoranca per problemet te cilat i ka kriuar kjo e dyta.
    Edhe ti Bushat i takon grupit te “analisteve” qe praktikojne kete fenomen sa makaber po aq te demshem per Shqiperine.

    1. “Gona” thote: !Nuk ka vend ne Bote ku kritikohet me shume opozita se mazhoranca ….”
      Ekzakt.
      Kjo eshte si të paragjykosh viktimen njesoj si dhunuesin!

    2. Sa mire e ditke kete punen e serbeve ti? Nejse, leri serbet ne pune te tyre. Fakti eshte qe “opozita’ eshte thuajse shuar dhe merret me vendime gjyqesh e letra pa vlere. mesa duket ka mbetur peng e pushtetit te Berishes. Basha nuk arrin te dale siper! Por mbase ndryshimi nuk mund te vije shpejt, duke pare sa eshte rrenjosur e keqja ne kete vend. Mbase Basha ka nevoje per pak frymemarrje per te patur mundesi te beje ato spastrime. Ate frumemarrje ja jep nje fitore, sado gjysmake. Ndaj le te perqendrohemi tek mundesite e fitores e cila patjeter do ti sillte bashes mundesite per ndryshim.

  8. Bushati, me ngjane ne shumicen e srbeve , te cilet e kritikojne politiken e Milosheviqit per mosrealizimin e objektivave te premtuara e jo per thelbin e politikes se tij fashizoide. Ngjajshmerin e preceptimeve tua me te serbeve i gjeje ne kritiken qe i ben Rames ( gjithnje me nje gjuhe prej.dherpelaku) me mllefin , qe qendron kambekryq ne subkoshiencen tende per fshirjen mga faqja e dheut , nje here e mire.te PD.
    Nuk ka vend ne Bote ku kritikohet me shume opozita se mazhoranca per problemet te cilat i ka kriuar kjo e dyta.
    Edhe ti Bushat i takon grupit te “analisteve” qe praktikojne kete fenomen sa makaber po aq te demshem per Shqiperine.

    1. MAXHORANCA KA VOTAT DHE NUK IKEN , PRANDAJ SHAN OPOZITEN SE E KA ZENE GJUMI DHE NUK PO KERKON NDRYSHIME . ME PAK FJALE ESHTE ME OPOZITEN POR E NGACMON QE TE ZGJOHET DHE LUFTOJE .

  9. Po mendoja se cilet gazetare pervec bushatit, per te kritikuar bashen, do te mernin shkas nga sekresionet e ndyra qe leshon nga goja nje kriminel?

  10. Shkrimi i zotit Bushati me duket sikur eshte shkruar ne zyren e Fuges .Ju mashtroni kur thoni se opzita nuk krijon fryme , eshte e PA organizuar . Me keto qendrime i sherbeni me devoteshmeri kryeM…… po jep rezultat ligji i shpifjes (shpif sa me shume per opoziten . Opzita ne 2019 beri protesta madheshtore qe nuk i ka bere asnje opozite tjeter , eventi i ketyre protestave ja arriti qellimit per nderkombetarizimin e ptoblemeve te qeverise Rama dhe kjo u PA ne 9 kushtet e budestagut Gjerman per hapjen e negociatave, ATO kushtet Jane identik me ato qe kerkonte opozita .Edhe un jam per protesta por Duke pare se ne krye te qeverise eshte krimineli kryeM….. ai nuk jep doreheqien protesta paqesore edhe sikur te rrethohet kryeministria per dy muaji per te penguar hyrjen e tije ne zyre , ai nuk ka nevoje fare per zyre i cili ka 7 te vjet i ka bere apo si ka ber nje jave Pune ne kryeministeri spese bredh si rrugace duke ndar legalizimet, duke inaguruar veprat e Berishes , Duke mashtruar dhe genjyer neper gjithe Shqiperine . Me protesta te dhuneshme e shporr si kryeminister per nje ore por problemi eshte se ky veprim kundershtohet nga nderkombetaret dhe cdo qeveri do te quhet ilegjitime si ne vitin1998 .KryeM….. kerkon qe te kete protesta per te hequr vemendjen nga korrupsioni qevetitare dhe per tu thene nderkombetareve se opzita eshte e dhuneshme e po destabilizon vendin . Sa per nderkombetaret me mire per ata nje qeveri jo demokratike se sa destabilizim . KryeM….. kete e di Prandaje provokon opoziten per protesta . Thoni se opzita eshte pergjegjese per gjendjen eshte absurde .

  11. Basha nuk e ka moralin ,I mungon gjithcka per lider.E Mori qyl PD,vazhdon jeten moderne , hajdut dhe pa asnje vision,nje pelte pa shpirt
    Lideri do moral dhe sakrifica,Basha Jo qe ska asgje por e shkaterroi PD.
    Basha I do qyl te gjitha,partine ,pushtetin por populli me mire zgjedh nje rrugac si Rama se sa nje Hipolit si Basha.
    Hiqeni Bashen dhe Saliu e Meta do shpetojne nga burgu,

  12. MERO GELBAZA KELLIRA JUA LEPI QIMET E BYTHES JUVE ZOTI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKUT,..TANI DO TE DAL TE THOT SE ZAHO NUK ESHTE EDI RAMES POR I KUJTIM GJUZIT OSE SPARTAK BRAHOS

  13. Ka disa shkaqe që opozita i nderpreu përkohësisht organizimin e protestave e nuk besoj se Bushati të jetë kaq naiv e të mos ta kuptojë. Ndërkaq Bushati , po aq “opozitar” sa shfaqet në media me qeverinë Rama, përkujdeset që gjithmonë të krijojë përshtypjen në publik, se Rama “po i afrohe qeverisjes së keqe të Berishës”.
    Për mendimin tim, më shumë se propoganda e ERTV kundër opozitës që e mban Ranën në pushtet, opinionin publik shqiptar e kanë çoroditur të ashtuquajturit “opozitarë të opozitës” të cilët përdorin po të njejtën srategji të propogandës së tij, për ta zhvlerësuar opozitën si të dobët e anemike.
    Besoj e mbani mend të gjithë se Rama e shfrytëzoi me mjeshtëri dinakërinë e këtyre soj “opozitarëve”, gjatë protestave të studentëve, kur doli me karagjozllëkun që “edhe unë i bashkohem në protesta studentëve”
    Dy janë “tërmetet” që e detyruan opozitën të ndërpresë aksionin e protestave.
    Tërmeti i parë ishte shtyrja e fillimit të negociatave për integrimin, me vendimet e Bundestagut gjerman, që i vuri qeverisë Rama 9 kushtet që përkonin me kërkesat e opozitës shqiptare.
    Përse injorohet nga këta “opozitarë” fakti se Basha e opozita këmbëngulën në kanceleritë europiane, që Shqipërisë ti miratohej fillimi i negociatave ?
    Opozita ishte e interesuar që BE të fillonte negociatat për pranimin e Shqipërisë, pasi dihet që ndryshe nga Komisioni Europian që e paraqiste qeverinë Rama si të suksesëshme, shtetet e fuqishme të BE, jo me disa ambasadorë të pa aftë apo edhe të korruptuar, por me organet e tyre të zbulimit, e njihnin realitetin shqiptar me detaje, dhe e kishin të kjartë se ku i pikonte çatia e demokracisë qeverisë shqiptare.
    Tërmeti i dytë, që e detyroi opozitën që të mos fillonte përsëri protestat, ishte katastrofa natyrore, tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
    Që opozita të dillte në protesta gjatë ditëve të kësaj fatkeqësie, siç ja rekomandojnë asaj “opozitarët e opozitës”, kjo do të ishte një vetvrasje e saj.
    I pari përceptim nga dhjetra mijëra shqiptarë të dëmtuar nga tërmeti e që kishin ngelë rugëve mes dimrit, pa banesa , pa bukë e pa punë, edhe i nxitur po nga këta “opozitarë” do të ishte :
    ” Ne nuk dijmë ku të fusim kokën e ju mendoni për politikë e pushtet”
    A mund të kërkohej në këto kushte “dorheqja e qeverisë” dhe zgjedhjet e parakohëshme ?
    Një tjetër pengesë e opozitës për të vazhduar protestat, është pretendimi i “ndërkombëtarëve” se me krijimin e SPAK-ut e Gjykatës kushtetuese, do të goditej korrupsioni në krerët e shtetit e do të pastrohej parlamenti nga njerëz të inkriminuar.
    Mesa po shohim, kjo qeveri nuk e çau kokën për asnjë nga këto “tërmete”, pasi nuk e vuri ujin në zjarr, as për kërkesat e Bundestagut gjerman, as për tërmetin e 21 shtatorit e as për depolitizimin e drejtësisë.
    Nëse opozita gjatë muajve të ardhshëm, nuk do të kalojë në protesta të fuqishme për përmbysjen e kësaj qeverie, edhe unë do të bëhesha një “Bushat”, pra një opozitar i opozitës.

    PS. Nuk e di se me çfarë kriteri e keni vënë këtë pengesën e pasqyrimit të komenteve, me motivimin e dyshimtë që “po komentoni shpesh”, kur shoh që përditë, pothuajse për çdo shkrim, pasqyroni “komente” idiote e banale të një rrugaçi që poston pa pushim të njejtin “koment” me fjalët “shpellk…”

    1. Plus arsye te tjera, opozita smund te beje harakiri sepse do Rama si fillim. Ne politike ka nje asiome, lere tjetrin te gaboje .
      Kjo eshte pjesa e dukshme .

      Pjesa e padukshme eshte cfare po ben opozita, a po organizohet ? a po pergatitet? , a ka mjete, struktura njerez etj ne pipeline apo thjesht po pret?

      ketu eshte pjesa e padukshme per publiun, por jo per Ramen. Ai mund tia bleje ose kercenoje secilen . troc kush do i dale per zot mbetet per tu pare

  14. Po te jete i forte Rama e injoron! Po eshte I poshter po e provokon ta qesi nga strofkulla Bashen pazari njohur kjo!

    1. LE TE BERTASE SA TE DOJE PALLOSHI I ANETES , BASHA KA KOKE QE ESHTE NE GJUME DHE PA KALU DIMRI NUK ZGJOHET . KY VEND KA MARRE FUND NESE PRESIM NGA BASHA DHE MONA .

      1. Po pse nuk del ti more trim anonim e të krijosh një parti të re, “opozitë luftarake” që të rrëzojë “Palloshin” ?
        Puna më e lehtë është qe me llafe të bësh “bajlozin” që del vullnetar të vrasë “kuçedrën”.
        A gaboi opozita që mendoi se duke lënë mandatet e duke u rrjeshtuar në protesta pa ofiqe politike institucionale, të gjitha sheshet e qyteteve të Shqipërisë do të mbusheshin me protestues e do ta detyronin Ramën të jepte dorheqje ?
        Po, ndoshta gabuan se nuk llogaritën që shqiptarët akoma nuk janë sanuar nga shpëlarja e trurit, e një pjese e madhe e gazetarëve e analistëve, ndonëse i bien gjoksit si kritikë të tij,, bëjnë çmos që në popull të përhapet mosbesimi ndaj opozitës partiake, në kërkim të një “sistemi të ri” me nostalgji për sistemin komunist.

  15. Per ju loqet e rames dhe bushat karabobja ky igjati po i qi ropt per cdo gje kurse ti jo po basha ben jo po sben shikoni se njerzit po ikin pastaj do ju qi juve se njerzit do Ken ik

  16. RAMA ESHTE BOS INDIPENDENT!!! SE EDHE SOROSI SE PJERDH ME!!! NUK KA LIDHJE ME TE MAJTEN RAMA, SE PO TE KISHTE KISHTE DHENE DOREHEQJEN SI ZAEV!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *