• |
ide | kryesore

Profil/ Si i iku luftës Vedat Muriqi

Kryesore



✍️Ikja nga lufta, amaneti i babait, shalli i gjyshit dhe nëna që e bëri me ‘zor’ futbollist…?

?Ishte viti 1999-2000. Unë isha 5-6 vjeç. Në atë kohë, trupat serbe i mblodhën të gjithë burrat gjatë luftës në Kosovë duke i torturuar edhe i vranë. Ushtarët serbë bastisën shtëpinë tonë dhe na thanë të largoheshim.

?Ku po shkojmë, unë e pyeta nënën time. Ajo më tha, “Po shkojmë në pushime”. E gjithë lagjja jonë quhet familja Muriqi. 50-55 vetë shkuam në Shqipëri. 50-55 vetë filluan të jetojnë në një shtëpi në Shqipëri.

?Ne kërkonim nga nëna bukë çdo mëngjes, ajo na jepte bukë, djathë e qepë. E dija që nëna ime po qante shkaku i pafuqisë së saj. Personat që na ndihmuan në Shqipëri, merrnin pleqtë e shtëpisë për të pirë çaj dhe kafe. Dhe sheqerin e çajit dhe kafes na sillnin neve që t’i hanim në vend të ëmbëlsirave .

?Ne qëndruam në Shqipëri për rreth 2 muaj. Pastaj, kur ngjarjet u zgjidhën në Kosovë, u kthyem në shtëpi. Shtëpia jonë ishte në këmbë. Ishte e rrënuar paksa. Familja jonë kishte një dyqan për gjella. Këto ishin periudha të vështira

?Para së gjithash, nëna ime donte që unë të isha futbollist. Ajo u përpoq aq shumë që të më bëjë futbollist. Pas luftës fillova futbollin, në moshën 8-9 vjeçare në skuadrën e Lirisë. Fusha ku ne ushtronim ishte larg shtëpisë, por nëna ime gjithmonë më motivonte të shkoja në ushtrime. Në moshën 16 vjeçare u bëra futbollist profesionist në Kosovë.

?Nuk e harroj momentin kur e pyeta gjyshin tim se me cilën skuadër je, ai më tha:

?Unë jam me Fenerbahcen.

?U befasova sepse për herë të parë dëgjova për këtë ekip. Nuk e harroj kurrë shallin e gjyshit tim me shirita të verdhë dhe të gjelbër që kishte emblemën e Fenerbahces.

?Të nesërmen ishte ndeshja e Fenerbahces. Gjyshi im tha:

?’Eja të shkojmë ta shikojmë ndeshjen’, dhe ne shkuam në kafe për të parë takimin. Nuk e mbaj mend saktësisht se cila ndeshje, por kishte lojtar si Rapajic, Revivo. Me gjyshin tim kam parë ndeshjen dhe nga ky moment u bëra tifoz i Fenerbahces. Kam ngrënë thonjtë ndërsa shikoja lojën.

Vedat Muriqi sot po jeton ëndrrën e tij dhe ka përmbushur edhe amanetin e babait që dëshironte që ai të bëhej futbollist. Përveç kësaj ai luan në skuadrën e zemrës të gjyshit të tij. “LIG Sport”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *