• |
ide | kryesore

“Tifozë lacialë, turp”. Kore raciste kundër Balotelli: zbardhet biseda e sulmuesit me arbitrin

Sport, Video



Shënjestër e koreve ofensive (“Balotelli bir kur..”), pas 30 minutave të pjesës së parë të ndeshjes kundër Lazio, sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli, ka tërhequr vëmendjen e arbitrit për të sinjalizuar sjelljen e më shumë se 1.500 tifozëve të Lazio. Është kuptuar nga leximi i buzëqve të lojtarit, që arbitrit i është drejtuar kështu: “Është hera e dytë “. Manganiello i është përgjigjur: “Tani merrem unë”.

Nga sektori lacial është dëgjuar edhe një “buu” në drejtim të Balotelli, aq sa është lexuar nga speaker i stadiumit edhe një komunikatë që ftonte publikun të mos këndonte kore diskriminues. Ndërkohë, publiku breshian përgjigjej me korin “Mario, Mario” në mbështetje të lojtarit të tyre, që në minutën e 18 i kishte kaluar në avantazh. Ndeshja vazhdoi më pas, por zemërimi i sulmuesit nuk u zbut dhe pas sfidës, përmes instagram, ka dënuar sjelljen e tifozëve lacialë në Rigamonti me një fjalë të qartë “Tju vijë turp” e shoqëruar me .saynotoracism.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *