• |
ide | kryesore

Investigimi i “The Sun”: Të miturit shqiptarë, skllevër në trafikun e drogës (FOTO)

Lajme, Të fundit



Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar një artikull të gjatë të miturve shqiptarë që trafikohen drejt Britanisë së Madhe. Sipas asj që raporton kjo gazetë, shqiptarët nisen drejt Anglisë të detyruar nga varfëria e familjeve të tyre dhe më pas përdoren në trafik kokaine dhe në aktivitete të tjera ilegale.

“The Sun” tregon historinë e Samet Matës që sot është 18 vjeç, por jeta e tij e shkurtër e ka vënë përballë vështirësish të pa imagjinueshme.

 Samet Mata with his foster dad John Stokes - Samet now faces deportation to Albania after a gang trafficked him into Britain as a slave
Samet Mata me familjen që e ka birësuar

“I detyruar nga një baba i dhunshëm të dalë të lypë lëmoshë nëpër rrugë në moshën 11-vjeçare, i trafikuar në Britaninë e Madhe nga banda shqiptare kur ishte 15 vjeç për të duruar punë prej skllavi, më pas i rrëmbyer dhe i futur në një shtëpi për jetimë – është jeta e shkurtër e Samet Matës, traumatike më tepër sa mund të imagjinohet.

Tashmë 18 vjeç është përballë një depërtimi në vendlindje, në Shqipëri. Samet mbërriti në Bristol në brenda një kamioni 3 vjet më parë pasi ishte trafikuar në Britaninë e Madhe për të punuar në industrinë moderne të skllavërisë. Jo të gjithë shqiptarët që mbërrijnë në Britani janë kaq fatlumë. Janë të shumtë ata që bien në jetën e tmerrshme të kriminalitetit” – shkruan “The Sun”.

 Albanians being smuggled into Britain before being caught in Gent, Belgium
Shqiptarë të kapur brenda një kamioni në Gent të Belgjikës në përpjekje për të hyrë në Britani

Në shkrim më pas përshkruhet historia e Endrit Vishajt. Ai hyri në Britaninë e Madhe në një moshë të mitur, 16 vjeç duke u fshehur në një kamion që e çoi në Midlands. Tani, 18 vjeç, ai po vuan dënimin me 4 vjet e 4 muaj burg për trafik kokaine.

Më pas flitet për Klevis Drazhin, 20 vjeç që u kap me 11 mbështjellëse kokaine në Londër dhe u burgos për 18 muaj. Ai rrëfeu se ishte detyruar të merrej me drogë nga një anëtar i mafies së Shqipërisë, pasi hyri në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni.

 Klevis Drazhi was made to sell drugs by the Albanian Mafia after he came to the UK illegally in the back of a lorry
Klevis Drazhi

Rasti tjetër është ai i Alfred Hamzajt që 22 vjeç u burgos për 8 muaj pasi u kap me 4 kilogramë kanabis. Edhe ai tha se ishte marrë me aktivitet kriminal, pasi kishte humbur punën në një lavazh, ku kishte punuar prej për pak kohë. Atë punë e kishte humbur, për shkak se ishte i paligjshëm në Britani.

“Ka një rritje të madhe të të rinjve shqiptarë që dërgohen në Britani në mënyrë të paligjshme, ndërsa atje përdoren nga bandat. Më së shumti ata detyrohen të merren me trafik kokaine” – shkruan “The Sun”.

Të dhënat e autoriteteve vendase flasin për rritje të kriminalitetit shqiptar në Londër e mbarë Mbretërinë e Bashkuar. Steve Harvey, specialist ndërkombëtar i zbatimit të ligjit thotë se shumica e djemve dhe të rinjve shqiptarë trafikohen me shoqërimin e prindërve të tyre dhe premtimin për të fituar shuma të mëdha parash nga trafikantët.

 Albanian gangsters post pictures of their ill-gotten gains on social media
Trafikantë shqiptarë

“Trafikantët dhe shfrytëzuesit u premtojnë atyre para, shumë para, dhe ata u premtojnë atyre një punë ose kur djemtë janë të mitur, ata u premtojnë atyre strehim, ose rroba, ose çfarë atyre ju nevojitet”, – thotë një burim për gazetën.

“Në disa raste, anëtarët e familjes janë drejtpërdrejt përgjegjës për rekrutimin dhe shfrytëzimin e viktimave të trafikimit. Mijëra shqiptarë arritën në Mbretërinë e Bashkuar në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, ndërsa shumë prej tyre pretendojnë se janë kosovarë” – thuhet në shkrimin e “The Sun”. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. “Mijëra shqiptarë arritën në Mbretërinë e Bashkuar në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, ndërsa shumë prej tyre pretendojnë se janë kosovarë”
    E vertete! Plehrat nga Shqiperia siguruan azil ne Angli si refugjate kosovare dhe bene namin me droge, trafikim, prostitucion, krime, vrasje, vjedhje, grabitje dhe gjithe poshtersite. Pastaj cuditemi pse nuk na duan europianet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *