• |
ide | kryesore

Juventus, Ronaldo kundër Cagliari për të thyer tabunë e fundit

Sport



Cristiano Ronaldo është gjithnjë në kërkim të rekordeve e për të thyer tabu dhe tani duket se shënjestrën e ka vënë tek e fundit që I ka mbetur. Pasi realizoi në katër ndeshje radhazi në Serie A (Sassuolo, Lazio, Udinese e Samp), rekordi italian personal, fenomeni portugez kërkon ta nisë 2020 duke kaluar vetveten e do të provojë të thyejë një tjetër rekord.

Do ta bëjë në Allianz Stadium, ku Juventus (e vetmja në Europë së bashku me Liverpool e Barça) nuk ka humbur kurrë në 2019, e do ta bëjë kundër Cagliari, që është edhe e vetmja skuadër në Serie A, mes atyre kundër të cilëve ka luajtur të paktën një herë, të cilës Cristiano Ronaldo nuk i ka shënuar akoma. Kështu, CR7 sfidon tabunë e fundit italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *