• |
ide | kryesore

Kërkoi pushimin e çështjes për 3 gjyqtarët e Dritan Dajtit, Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion dhe krim i organizuar për 3 gjyqtarët e çështjes së Dritan Dajtit.

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion, e njohur si SPAK kërkoi pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e përjetshëm në 25 vite burgim.


Por sot Gjykata e ka kthyer për hetim çështjen e tre gjyqtarëve.

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin/ Ministrja kërkoi hetim për 3 gjyqtarët, por çfarë vendos SPAK 

Prokuroria arsyetoi se për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ata u hetuan pas dyshimeve per korrupsion, por akuzat nuk u provuan. Vendimi u mor nga prokurorët e SPAK Klodian Braho dhe Donika Prela.

Por gjyqtarja Miljana Muça ka vendosur kthimin e çështjes për hetim për tre gjyqtarët e çështjes Dritan Dajti.

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.

Prej 10 vitesh çështjet gjyqësore ndaj Dritan Dajtit ishin shtyrë vazhdimisht ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivëve të Policisë Fato Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj gjatë një operacioni për kapjen e tij. Po ashtu mbeti i vdekur edhe Ledio Mara si dhe i plagosur Fatjon Shamku, ndërsa u plagos dhe vetë Dritan Dajti.

Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dajtin me katër burgime të përjetshme ndërsa Apeli me 25 vite burg. Ky vendim ngjalli debat ndërsa ishte pikërisht ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kërkoi hetim për gjyqtarët. Kryeministri Rama po ashtu e cilësoi si akt kriminal dhe premtoi se ky vendim do të zhbëhej. Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit kurse gjyqtarëve iu bë kontroll në banesa.

5 Comments

  1. He more rilinidiote. Ky ishte ai SPAKU qe te merrte gjak ne vetull? Tre vjet e na cate bythen vetingu, vetingu. Pastaj nja dy vjet SPAKU SPAKU. Po tani cdo te thoni? Apo po prisni direktivat e psikos. Kater police te vrare per shtetin. Po psiko do beje shtet.

  2. Kush e uli denimin ketij vrasesi?per cilin klan punonte vrasesi dhe ne fund kush e shpetoje nga burgu perjetshem,kercenimet e salihut nga badigardi kulicaj bere gjygjtareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu