Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion dhe krim i organizuar për 3 gjyqtarët e çështjes së Dritan Dajtit.
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion, e njohur si SPAK kërkoi pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e përjetshëm në 25 vite burgim.
Por sot Gjykata e ka kthyer për hetim çështjen e tre gjyqtarëve.
Ulja e dënimit për Dritan Dajtin/ Ministrja kërkoi hetim për 3 gjyqtarët, por çfarë vendos SPAK
Por gjyqtarja Miljana Muça ka vendosur kthimin e çështjes për hetim për tre gjyqtarët e çështjes Dritan Dajti.
Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.
Prej 10 vitesh çështjet gjyqësore ndaj Dritan Dajtit ishin shtyrë vazhdimisht ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivëve të Policisë Fato Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj gjatë një operacioni për kapjen e tij. Po ashtu mbeti i vdekur edhe Ledio Mara si dhe i plagosur Fatjon Shamku, ndërsa u plagos dhe vetë Dritan Dajti.
Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dajtin me katër burgime të përjetshme ndërsa Apeli me 25 vite burg. Ky vendim ngjalli debat ndërsa ishte pikërisht ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kërkoi hetim për gjyqtarët. Kryeministri Rama po ashtu e cilësoi si akt kriminal dhe premtoi se ky vendim do të zhbëhej. Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit kurse gjyqtarëve iu bë kontroll në banesa.
Kerkoni dhe arrestimin e prokurorit te Spak qe kerkoi pezullimin e ceshtjes
spak e kpL turpi i shqipetareve
He more rilinidiote. Ky ishte ai SPAKU qe te merrte gjak ne vetull? Tre vjet e na cate bythen vetingu, vetingu. Pastaj nja dy vjet SPAKU SPAKU. Po tani cdo te thoni? Apo po prisni direktivat e psikos. Kater police te vrare per shtetin. Po psiko do beje shtet.
Kush e uli denimin ketij vrasesi?per cilin klan punonte vrasesi dhe ne fund kush e shpetoje nga burgu perjetshem,kercenimet e salihut nga badigardi kulicaj bere gjygjtareve
Edhe per kete Saliu e ka fajin o besniket e Partise???