• |
ide | kryesore

Lamtumirë Boca, De Rossi e mbyll me futbollin e luajtur: “Dua të kthehem tek familja ime”

Sport, Video



Daniele De Rossi i thotë lamtumirë Boca Juniors e futbollit të luajtur në të njëjtën kohë. Ish-mesfushori i Romës nuk arriti të bëjë impakt në Argjentinë, megjithëse u prit nga klubi i tij i ri si një lojtar që do të bënte diferencën me eksperiencën dhe karizmën e tij: “Nuk pata probleme fizike, dua vetëm të kthehem në Romë tek familja ime – ka thënë mesfushori në konferencë për shtyp – Eshtë një situatë që shkon kështu nga tetori. Po i them lamtumirë një klubi që më ka hyrë në zemër. Jam i trishtuar, do kisha dashur të luaja edhe 10 vjet të tjerë”.

Italiani ka shpejtuar të tregojë edhe motivin e largimit nga futbolli dhe kthimit në Itali: “Vajza ime e madhe qendroi në Itali. Është një vajzë që ka nevojë për të atin pranë. Këtu jemi larg, të bësh 14 orë fluturim nuk është se të shkosh me makinë nga Trigoria në shtëpinë time. Nuk ka arsye të tjera, nëse do të isha 25 vjec do të kisha vendosur shumë ndryshe. Nuk ka ndodhur asgjë, por ndjej nevojën të kthehem në Romë”.

Një ide të qartë për të ardhmen, megjithatë, ish-kapiteni verdhekuq e ka: “Do të vazhdoj të punoj në botën e futbollit, nuk e di ende në cilin rol. Pas Romës nuk mendoja se mund të doja një tjetër klub si Boca. Nuk pata probleme me askënd. Do të jem gjithnjë pjesë e Boca, ndoshta rrugët tona do të takohen përsëri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *