• |
ide | kryesore

Listat e mbyllura/ Gënjeshtra flagrante e Kryemadhit në mbrojtje të Bashës

-Instant, Kryesore, Lajme



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka gënjyer sot pa iu dridhur qerpiku lidhur me ndryshimin ose jo të sistemit zgjedhor në Shqipëri. Ajo ka thënë se tashmë është e pamundur për mungesë kohe që modeli me lista të mbyllura i ndarë në qarqe, ku për gjithçka vendosin kryetarët e partive nuk mund këmbehet me listat e hapura ku qytetarët zgjedhin me votën e tyre deputetët që duan.

“Ne kemi qenë për proporcional me lista të hapura në 2008 sepse jepte një lloj demokracie. Por sot, për momentin, është e pamundur për ta realizuar nga ana teknike, sepse nëse do të hyjmë në një proces të tillë duhet të paktën 4 vjet përpara” tha ajo gjatë një interviste në Top Talk.

Lexo me tej:

LSI kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor: Do ta rikuperojmë brenda partisë tonë

Por në fakt pretendimi kohor që ngre Kryemadhi është i pavërtetë. Nga zgjedhjet nga ndajnë ended he një vit e gjysëm dhe koha është e bollshme. E për më tepër shefja e LSI as nuk denjon të thotë se si e llogarit afatin prej 4 vitesh. Se sa i remë është ai mjafton të përmendet fakti se dy partitë e mëdha ndryshuan pothuajse gjithë sistemin në 2008 dhe vtëm një vit më pas u futën në fushatë pa pasur asnjë pikë problemi.

Po atëherë pse gënjen Monika?

E vërteta është se e zënë ngushtë nga pyetja e gazetarit ajo nuk donte të nxirrte bllof aleatin e koalicionit Lulzim Bashën, i cili nuk do ta lërë zgjedhjen e deputetëve nga populli nga frika se humbet monopolin dhe kontrollin mbi partinë. Basha i ka thënë gjithmonë jo propozimeve të tilla të ardhura edhe nga deputetë brenda PD-së pasi me sa duket do të përsërisë skenarin e shëmtuar të humbjes katastrofike të 2017, kur i bëri listat i vetëm në zyrën e tij pa u konsultuar me askënd dhe duke eleminuar të gjithë kundërshtarët në parti.

Andi Bushati: Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

Por cilado që të jetë përulja e saj ndaj liderit të PD, Kryemadhi nuk e ka luksin të lëshojë gënjeshtra të tilla trashanike në publik. E para se kjo lloj sjelljeje është e njëllojtë me atë të kryeministrit Rama dhe çon vetëm ujë në mullirin e tij. Dhe e dyta sepse për një sistem me lista të hapura kanë nënshkruar deri më sot mbi 50 mijë qytetarë. E duke iu kundërvënë atyre Monika i kundërvihet indirekt edhe Ilir Metës, i cili ka bëë thirrj pë dëgjimin e zërit t qytetarëve, qoftë edhe përmes referendumit.

©Lapsi.al



31 Comments

  1. Sipas jush prap fajin e ka rama,pse mona thote qe dhe lulzimja nuk do qe te ndryshohet sistemi zgjedhor,dhe ju si gazekar ju vjen keq per te verteten e mones,kjo quhet lepirje gazetareske

    1. Jo, eshte e sigurt qe nuk e ja fajin Rama per ato qe thote Kryemadhi dhe per ato qe ben Basha. Rama ka nje milion faje, por ne rastin konkret nuk mund ta fajesosh per asgje. Ajo qe mund te thuhet eshte se kryetaret e partive i mbushin listat me yesman-e dhe bejne cfare te duan me kete vend. A nuk e kane bere nje gje te tille Rama e Basha? Mosndryshimi i KZ do sjelle te njejtat pasoja qe kemi sot me Spiropalet, Ballet, Manjet e te tjere edhe nqs ne pushtet vjen opozita. Ne lista do futen ca Gjuzer e ca Jenishere te tjere te cilet megjithese marrin votat nga elektorati i PD (partia e Gjuzit ka marre vetem 630 vota ndersa ajo e Jenisherit me pak), do jene ne dispozicion te atij qe shperndan favore dhe para kesh me shume, ndersa Shqiperia do vazhdoje te beje hapa pas deri sa te bjere ne gremine.

      1. E kam dëgjuar me veshët e mij z. Basha që kur është pyetur se për çfarë sistemi zgjedhor është dakord, është përgjigjur :
        “Po qe për mendimin tim personal, unë kam qenë e jam për listat e hapura ku deputetët të zgjidhen nga baza e partive, por ama nuk më duket se sistemi zgjedhor është i vetmi problem i abuzimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
        Problemi i madh është vjedhja e votës e abuzimi me shitblerjes e saj apo përzjerja e botës së krimit në sistemin zgjedhor.
        Problem është se deri tani nuk është ndëshkuar asnjë politikan nga drejtësia, për abuzimet në zgjedhje”
        Kjo ishte në vija të përgjithëshme përgjigja e tij.
        Nga e ka gjetur autori i këtij shkrimi se Basha nuk dashka në asnjë mënyrë të ndrojë sistemi zgjedhor ?
        Nëse duhet kritikuar opozita lidhur me sistemin zgjedhor, është e kritikueshme mefshtësia e saj, që nuk bëri çmos që të ndalonte të ashtuquajturën reformë administrative të ndarjes teritoriale, duke e bërë pushtetin lokal për hir të synimeve partiake zgjedhore, një pushtet kaotik e me shumë probleme të qeverisjes.
        PD duhet të dalë në programin e saj partiak elektoral, me një rishikim të plotë të kësaj reforme të dështuar, që më shumë se një reformë administrative, ishte një ndarje e panderëshme e zonave elektorale ku përfitoi PS, përveç abuzimeve të shumta tashmë të njohura publikisht edhe nga mediat prestigjioze të huaja.

          1. MUTIN DUHET TA HASH TI SE AI SIPER KA THEN NJE TE VERTETE

    2. E kupton o popull idiot, pse nuk ecen asgje ne kete katrahuren tone. Te gjith politikanet e kan mendjen si e si te na e punojn neve. Dilni dhe mbeshteteni tani Moniken dhe zagaret qe i ven nga mbas.
      Po keta plasen, kan 4 vjet qe thone se nuk e do rama reforemen zgjedhore. Po paska qen e kunderta. RAMziu kishte te drejt kur thoshte qe me keta un bej zgjedhje kur te ken qef. Po me e bukura eshte se kur te deshtoj prap reforma zgjedhore, do bertasin qe e ka fajin RAMA.
      tallni trapin se na keni gjet ne.

        1. ne rastin konkret o cop kari e fajeson per fashizem. te erdhi koha per autonomi mer legen. edhe ktyre edhe evropianeve

        2. ne rastin konkret o cop kari e fajeson per fashizem. te erdhi koha per autonomi mer legen. edhe ktyre edhe evropianeve, dhe fashizmit sot e mbulon me komunizem sepse komunistat jane ne pushtet dhe mjafton te thone “jo nuk jemi komunista”. flasin per demokraci ropqirat pastaj. ik ore te qifsha trut

  2. I ka kap rama nga loqet dmth nga meta dhe meta ka kap salen nga shkelzeni.
    O te gjith nburg ose prap keni teater kukullash.

  3. Jo jo reforma ne drejtesi nuk na duhet.
    Nuk na duhet se perndryshe si do jetojn ca mosnstra si puna e kesaj.
    Prandaj reforma ne drejtesi nuk duhet te behet, qe ta ken jeten e gjat mona me shoke e shoqe.

  4. ME KETA NUK JA VLEN EDHE TE SHKRUASH . JANE MONSTRA PUSHTETI ABSOLUT. HAJT SE NE OPOZITE DO RRINI GJITHMONE . ROPT KU TI KENI POZITE DHE SIDOMOS OPOZITE

  5. Meqenese eshte rrit varferia , keta kujtojne se do vine ne pushtet . Kur tu dale gjumi ketyre do jete teper vone . Pa ndryshime nuk ka garanci dhe po nuk pati garanci nuk vini ne pushtet per 100 vjet . Basha , mona na falni se ju zgjuam . Flini tani , naten e mire .

  6. OJ MURGESHA E RAMAZONIT DHE FATIMESE , TI MIRE QE NUK JE PER POLITIKE POR EDHE MURGESHEN NUK DINE TA BESH .

  7. BASHA DHE MONIKA JANE 1000% PIÇKA .
    KUJTOJNE SE DO VIJNE NE PUSHTET NGA PAKENAQESIA E POPULLIT ME MAVITE .
    MOS NDYSHONI ASNJE GJE DHE FUTJANI GJUMIT . HAJT SE SHIFENA NE 2033

  8. Me kete merreni juve? Ajo eshte monster. Le idiote por dhe e lige. Listat e ksaj. Ajo vetem njerez injorante ka pas vetes, se vetem ata i bejne amin. Te tjeret qe guxojne te flasin ndonje gje te hajrit, i degdis zonja. Nuk do te zgjuar rreth vetes jo, se si kontrollon dot. Lista te hapura thote. Pike e zeze. Nese nuk i vendos vete ne liste emrat kjo, vdes. Aq keq behet. Bajga!

  9. Kjo qe ti thua zonja Kryemadhi eshte shume e rrezikshme per ty dhe z.Basha , mosndryshimi ju le ne opozite . Nese ju rrezikoni “fronin” dhe ofiqet tuaja , populli i rraskapitur rrezikon buken e gojes dhe te ardhmen e femijeve te tij . Mendojini mire fjalet qe nxirrni nga goja zj.Kryemadhi , statusquoaja juaj eshte afrikanizimi i ketij vendi . Ne presim ndryshime rrenjesore ne çdo fushe te jetes ndersa ti flet per statusquo dhe ç’eshte me e forta pretendon se do fitosh(fitoni) . Beni ndonje llogari ju apo bjeri ti biem ? Apo meqenese u bene pothuajse 8 vjet mendoni se populli do vi me ju ? Tani kerkohet drejtesi dhe respekt , boll me me hajt ti se ky e qelbi . Mendojeni edhe nje here , bejini llogarite me hanxhine , dilni ne terren dhe degjojeni popullin . Nuk duam me sundues , duam udheheqes te mire .

  10. Mjaftojnë të lexojnë qejfllitë e b… së zbuluar të Ramës ndonjë shkrim të lapsit të shkruar me dorën e mëndjen “e majtë” e shpërthen gjirrizi i kanaleve të ujërave të zeza enveriste- edviniste

  11. Mendoni vërtetë se po të ndrohet sistemi zgjedhor me proporcional me lista të hapura e Gjushët Manjët, Gjiknurët Ballët e gjithë lukunia e hajdutëve të votave që ka zgjedhur Rama në ekipin e tij, nuk do tja gjejnë anën për të blerë vota ?
    Le të ketë Shqipëria çfardo sistemi zgjedhor.
    Nëse “drejtësia e reformuar” nuk do të ndëshkojë asnjë prej këtyre që përmenda më sipër e shumë kryetarë të tjerë bashkie e drejtues policie,paratë e pista të drogës do ta bëjnë punën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *