• |
ide | kryesore

LSI kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor: Do ta rikuperojmë brenda partisë tonë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh sot në Top Talk se LSI ka qenë që në vitin 2008 për proporcional me lista të hapura.

Kryemadhi u shpreh se nëse sistemi nuk ndryshon LSI i ka marrë masat. Kandidatët për deputetë sipas saj do të zgjidhen nga anëtarësi e partisë në çdo qark.

Cili është sistemi që i duhet Shqipërisë?

“Unë nuk mendoj se ka të bëjë sistemi, por dekriminalizimi i procesit sepse në një periudhë kohë mazhoritari ka qenë shumë i mirë, tani që ka filluar të futen kriminelët, policët, bodyguardët që kishin mundësi etj. Shkuam në proporcionali që të mbahej përgjegjësia te kryetarët e partisë.

Ne kemi qenë për proporcional me lista të hapura në 2008 sepse i jepte një lloj demokracie. Sot për momentin është e pamundur për ta realizuar përsa i përket nga ana teknike, sepse nëse do të hyjmë në një proces të tillë duhet të paktën 4 vjet përpara.

Në si LSI nëse nuk do të ndryshojë sistemi ne do ta rikuperojmë brenda partisë tonë duke bërë votimin një anëtar një votë, për listat e deputetëve. Prandaj jemi dhe në verifikimin e të gjithë antarësisë dhe pajisjen me kartat e reja të anëtarësimit”, tha Kryemadhi.



4 Comments

  1. ne gop te sateme vafshi, njesoj si ps lista te mbyllura qe te beje ligjin kryetari mgjths dhe ashtu jua drodhen yhorrat qe kishit vene ne lista..

  2. RRINE RRINE DHE E NXJERRIN KOKEN . PIRDHI NE TE KESAJ PUNE , KETA DUAN TE SUNDOJNE , DEMOKRACIA KETYRE JU BENE ALERGJI.

  3. Ik bej murgeshe se ne politike te hake menderen , nejse ti as njeren dhe as tjetren dine te beshe , ti din vetem te lepihesh dhe te ulerasesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *