• |
ide | kryesore

“Mund të luanim edhe 90′ e topi nuk do hynte në portë”: Fonseca i dorëzuar pas humbjes me Torinon

Sport



“Nuk ishte një cështje sjellje. Bëmë 31 goditje në portë dhe topi nuk donte të hynte. Nuk bëmë një ndeshje të madhe por krijuam situate për të bërë 2 apo 3 gola”. Paulo Fonseca analizon kështu humbjen brenda në shtëpi të Romës kundër Torinos. “Patëm vështirësi në fazën e ndërtimit, por e filluam ndeshjen me tre raste, që me një gol do ta kishin ndryshuar fatin e saj. Mund të rrinim këtu edhe 90 minuta të tjera dhe topi nuk do të hynte në portë”

“Hap pas në fazën mbrojtëse? Po e patëm këtë vështirësi në krahun e djathtë sepse Torino kishte tre lojtarë në zonën e Florenzi – vazhdoi Fonseca në mikrofonët e Dazn – Torino është e rrezikshme në kundërsulm, gjithnjë me Belotti që kërkon thellësinë. Duhet të jemi më të ngjeshur në disa moment por mendoj që duke krijuar shumë situata goli gjithcka u bë më e vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *