• |
ide | kryesore

Rrëfimi tronditës i ish-mesfushorit të Chelsea: “Një herë gati e vrava Abramovich”

Sport



Gati 200 prezenca me fanellën e Chelsea në Premier League në vitet ’80: ish-mesfushori Pat Nevin ka patur rëndësi të madhe për historinë e klubit anglez, por rrezikoi ta ndërpriste keq në një farë mënyrë. Skocezi, i datëlindjes 1963, ka zbuluar se njëherë për pak bëri gabimin fatal, në ishullin Arran ku takoi Roman Abramovich, manjatin rus që ka rishkruar historinë e Blues me triumfe të rëndësishme në Angli dhe botë.

Nevin zbuloi se “gati e vrau” pronarin e Chelsea ndërsa ngiste makinën gjatë pushimeve në ishull. Ish-mesfushori arriti të evitonte impaktin me Abramovich që nuk e njohu ish-mesfushorin gjatë incidentit. Tani Nevin punon tek Chelsea, por pavarësisht kësaj, nuk kishte treguar kurrë se gati e kishte vrarë manjatin rus: “Tre vjet më parë isha me pushime në Arran e po ngisja makinën në krahun verior të ishullit, kur gati godita një njeri me bicikletë. Mund ta kisha vrarë, ishte Roman Abramovich. Deri më sot nuk e dinte që isha unë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *