• |
ide | kryesore

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin/ Ministrja kërkoi hetim për 3 gjyqtarët, por çfarë vendos SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit

Prokuroria e Posacme Anti- korrupsion, apo siç njihet ndryshe SPAK ka pushuar hetimin penal ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj Dritan Dajtit dhe e kthyen me dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim. 

Për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ata u hetuan pas dyshimeve per korrupsion, por akuzat nuk u provuan.


Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.

Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dajtin me katër burgime të përjetshme ndërsa Apeli me 25 vite burg. Ky vendim ngjalli debat ndërsa ishte pikërisht ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kërkoi hetim për gjyqtarët. Kryeministri Rama po ashtu e cilësoi si akt kriminal dhe premtoi se ky vendim do të zhbëhej. Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit kurse gjyqtarëve iu bë kontroll në banesa./news24

11 Comments

  1. Salihu dhe kulicaj badigardi i tij bene te mundur qe te vriten kater punonjes te policise,babai i ketij dajtit ka qene dhe guzhunjeri i salihut,dajti pastronte parate e kulicajt te salihut

  2. PoDrogesRamesXhafesDheTahirit....Termet termet ia ke .iii nanen krejt :-D Rilindje :-D thotë:

    Historia eshte pak me ndryshe.

    Arrestimi i gjyqtareve qe ulen denimin e dajtit ishte SHOW i Rames. Nuk ka gjykate te denoje veprimet jashte procedures se prokurorise. nuk ka prokuror me dy klase shkolle qe te kerkoje denim. ishte cdo gje ne skenar. loje fund e krye, per info cdo kerkese e prokurorise , mosfillim pushim apo denim duhet te shkoje ne gjykate penale.

    Asnje gjyqtar nga ata te 5 te nuk do e bente vendimin pa bekimin e Rames. (apo pa mbrojtjen e shtetit nen rrezikun e krimineleve me te medhenj te vendit) Ceshtje te tilla kane nevoje per MBESHTETJE . Dajti eshte krye kapo nuk eshte kriminel dosido. Shullazi ka qene anetar i bandes se Dajtit.

    Anetaret qe votuan kunder vendimit u dogjen nga vetingu (2 nga 5 anetaret e trupit gjykues) Pra u ndeshkuan nga Rama.
    Keta te 3 qe e ulen denimin realisht u neperkemben per ti bere qejfin publikut dhe shfajesuar veten, pra RAMA u veteshfajesua. Pas veprimeve idiote te policise, dhe prokurorise sne fillim, vjen kerkesa e SPAK dhe vjen vendimi i duhur i gjykates. Nuk mund te ishte ndryshe. Cdo gje ishte loje e piset. I liroj dhe bej sikur nuk e kam bere une.

    Kriminelit i ulet denimi ne menyre te jashteligjshme nen presion apo dhe perfitim nga politika, ne kete rast Rama. Nuk duhen te 5 te anetaret e trupes, mjaftojne 3. Pra Rames i duheshin VETEM 3 gjyqtare. Oferta per kete ceshtje normal qe i shkon te gjitheve anetareve te trupes sepse jo te gjithe mund te pranojne. Dajti rrezikonte te mos dale nga burgu KURRE. Rrezik i madh oferte e madhe. per te gjithe. (perfshire kercenimin e madh tek oferta e madhe)

    Qe te mbronte veten dhe te shfajesohej do te duhej goditja publike e gjyqtareve. Dhe Rama keshtu veproi Dhe ketu hyn ne pune prokuroria dhe policia. Behet nje aksion politik i paligjshem policor ne shtepite e gjyqtareve, ngrihen akuza nen presion. Per efekt publik. Me pas cdo gje kthehet ne vendin e duhur. SPAK i pushon. Gjykata i shfajeson sepse smund te beje ndryshe. Ne kete rast SPAK dhe gjykata jane super korrekt me ligjin. NUk mund ti thote askush pse veproni ne perputhje me ligjin, aq me pak nje strukture e re si SPAK qe ka nevoje te jete e paster dhe korrekte , te pakten ne nisje.

    Rezultati, Dajti lirohet . A nuk ishte qellimi ?

    Cdo gje ishte loje. Vetem ne kete menyre Rama do te mundej te vepronte. Persa kohe keta jane ne bashkepunim me Ramen.

    Mbetet vetem ambasadori LU me peshqit e medhenj. Vetem se peshqit po dalin nga kafazi …..

  3. akoma me saliun ju o debila si nuk ju vjen turp dhe kuk keni ndjenja njerezore qe ky kriminel mori 4 jete njerezish dhe pa shpirteria i denon me 7 vjet per cdo person te vrare ne vend qe te denohej 4 here per burgimte perhershem per cdo person i cili ishte ne s detyre , tani kriminelet e rilindjes mund te vrasn police te tjere dhe nuk do denohen si ky kriminel pasi i b mbron dhe spak toni . kjo qenka drejtesia e kerkuar nga edi rama turp

  4. Njelloj si salihu qe vrau kater dhe dajti vrau kater,pse njeri denohet 25 vjet tjetri denohet me pune te detyruar si qytetari dixhital

  5. Është një turp i madh dhe papërgjegjshmëri totale ulja e dënimit për vrasësin e kriminelin që ju mori jetën 4 policëve të pafajshëm, është edhe mungesë e ndjenjës njerëzore për ata gjygjtarë edhe për SPAK që shqiptarët e pritën me padurim dhe shpresë dhe për faktin që u trumpeua shumë ngritja e tij(spak) nga ShBA. Por me sa duket SPAK do mbyllë kapak krimeve dhe nuk do t’i hetojë ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu