• |
ide | kryesore

“Vidal qendron këtu”, Barcellona i kthen përgjigje Inter

Sport



Ëndërra Arturo Vidal duket se do të venitet përfundimisht për Antonio Conte e për të gjithë tifozët e Inter. Mesfushori kilen në ditët e fundit ka qenë në qendër të merkatos dhe dukej shumë pranë transferimit në Milano, por sipas Sport, e përditshmja prej gjithnjë pranë cështjeve të Barcellona, klubi blaugrana i ka komunikuar lojtarit se në janar nuk do të shitet për rëndësinë që ka brenda skuadrës.

Zikaltrit, që kanë kërkuar të mbyllin tratativën me mesfushorin dhe stafin e tij, gjenden tani para një muri të ngritur nga klubi katalanas, që nga ana e tyre janë të bindur se lojtari nuk do ta forcojë daljen e tij në janar. Sipas Sport, Vidal është konsideruar i paprekshëm e Valverde I ka premtuar një aktivizim constant.

Kështu, me largimin pothuaj përfundimtar të Vidal, Inter tani do të përqednrohet në pistën që të con tek Christian Eriksen, alternativa ndoshta në këtë moment edhe më e arritshme se kileni. Për danezin, që ëndërron ende Real Madrid, por do të aprovonte edhe destinacionin Inter, janë gati rreth 25 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *