• |
ide | kryesore

Video/ CR7 thyen edhe tabunë e fundit: “Tani shpresoj që Inter të humbasë”

Sport, Video



Cristiano Ronaldo e nis 2020 me një tjetër rekord personal: në të 49′ e ndeshjes kundër Cagliari, portogezi zhbllokoi sfidën me një gol që ka një domethënie të vecantë. Me golin ndaj kuqeblùve, në fakt, CR7 ka arritur të shënojë kundër të gjithë skuadrave të Serie A kundër të cilave ka luajtur të paktën një herë. Sezonin e kaluar Ronaldo nuk mori pjesë në transfertën e Sardenjës e në Stadium nuk kishte arritur të shënonte. Një tabù e thyer e më pas e festuar me dy gola të tjerë, që e bënë ti gëzohej tregolëshit të parë sezonal.

Portugezi i gëzohet ditës së madhe personale, pa harruar përfaqësimin e skuadrës. “Gjëja më e rëndësishme është skuadra, luajtëm mirë dhe krijuam shumë raste. Jam i lumtur për tregolëshin, por më e rëndësishme ishte të fitonim për të vënën nën presion Inter. Po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, jo vetëm mbrojtja, por edhe mesfusha e sulmi. Jemi një skuadër e kompletuar, duhet të përmirësohemi në të gjithë aspektet. Napoli-Inter? Nuk e di nëse do ta shoh, por shpresoj që Inter të humbasë”, ka komentuar Ronaldo pas ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *