• |
ide | kryesore

50 mijë nënshkrime/ Nisma që sfidon njëkohësisht dhe Ramën dhe Bashën

Arkiva, Kryesore



Një përfaqësi e një grupimi të madh prej 50 mijë firmëtarësh që kanë nënshkruar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga ai me lista të mbyllura ku për deputetët vendosin vetëm kryetarët në një proporcional kombëtar ku për të zgjedhurit në kuvend vendosin me votën e tyre vetë qytetarët ka dorëzuar sot në parlament një dokument të shkruar. Dy nga drejtuesit e Nisma Thurje, Pano Soko dhe Endri Shabani, i lanë në duar bashkëkryetares së komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari (video poshtë), draftin që parashikon një demokratizim më të madh të parlamentit dhe për rjedhojë edhe të jetës së brendëshme të partive, një vartësi më të reduktuar të të zgjedhurve të popullit nga liderët e partive, një çlirim të vendimmarrjes politike nga dy njerëz të vetëm, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Prova e një marveshjeje të fshehtë Basha –Rama

Në thelb, propozimi parashikon një sistem elektoral të përafërt me atë të Kosovës, kur sejcila parti paraqit në votime një listë kandidatësh dhe pastaj janë zgjedhësit që vendosin se cilin prej tyre do dërgojnë në parlament dhe cilin do të djegin. 

Por, ndryshimi i sistemit që qëndron në këmbë që pas përmbysjes së kushtetutës brenda një nate, në prill 2008, ku Rama dhe Berisha u morën vesh sipas parimit: “O ta kesh ti, ose unë gjithë pushtetin”, ka hasur edhe njëherë në kundërshtimin e dy kryetarëve të partive të mëdha.  

Që në fillim Rama ka qenë kundër këtij versioni, duke u mbrojtur pas justifikimit se njëherë duhen bërë sugjerimet që ka bërë OSBE- ODHIR.

Edhe Basha që në fillim e la një derë të hapur për ndryshimin e sistemit,  i është kthyer qëndrimit rigjid nga frika se mos humbet kontrollin mbi partinë. Fillimisht ish deputeti i PD, Salianji deklaroi në Zonë e Lirë se kreu i PD ishte pro listave të hapura. Por ditët e fundit, Monika Kryemadhi dhe Nard Ndoka konfirmuan se kjo ide kishte rënë e më pas Genc Pollo tha se ajo nuk e shmangte dot abuzimin me votën dhe vjedhjen e saj. 

Listat e mbyllura/ Gënjeshtra flagrante e Kryemadhit në mbrojtje të Bashës

Në fakt, çfarëdo alibie që ka përdorur edhe PS edhe PD, nuk është aspak bindëse. Në thelb njësoj ato fshehin qëllimin që Rama dhe Basha të ruajnë kontrollin absolut mbi dy partitë respektive e për pasojë edhe mbi skenën politike në vend. Pikërisht për këtë, inisiativa e Nisma Thurje, ndonëse ka pak gjasa të realizohet në praktikë, ka vlerë për të treguar se sa të ngjashëm janë lideri i rilindjes dhe gjoja kundërshtari i tij, se sa e marrin ata për bazë vullnetin dhe vendimarrjen e qytetarëve, sa të vendosur janë për të penguar çdo lëvizje që gëlon jashtë kontrollit të tyre.

©Lapsi.al

/



16 Comments

  1. Degjove ne TV Endri Shabani dhe me vjen keq dhe keta me “lista” , pa deputet zone, se sipas Shabanit fitojne kriminelet??!! po kombetare, ku ti merr nje liste me 100 vete qe se ke idene, dhe te votosh, ska deputet zone e ska konkurence ne zone. Domethen nuk ka perfaqesus nga cdo zone po ti miraton lista partie. Per te ardhur keq dhe keta nisen po ngelen te “listat” dhe keta.

    1. Pse me kete sistem e ke pare gje ti deputetin tend? Nese ka nje problem partia dergon nje deputet ke ka qejf, dhe shumica jane te graduar nga Tirana. Me pas deputeti duhet te votohet per projekte jo per vende pune ne administrate.

  2. Duke pare cilesine skandaloze te atyre qe na perfaqesojne ne parlament, ndryshimi i sistemit zgjedhor me lista te hapura, kthehet ne nje domosdoshmeri. Mirepo nuk mendoj se ka njeri dyshime, qe edhe me lista te hapura Gjushi del fitues ne Durres njesoj si te singjashmit e tij ne gjithe Shqiperine. Ky eshte thelbi, dhe nisma thurrje nuk e kuptoj perse e anashkalon kete. Aq me teper pastaj kur mbajne nje konference per ndryshim sistemi ne prani te Ralf Gjonit dhe Rudina Hajdarit…

  3. Cope Derr.

    Kesaj I thone qe Listat I bejne Kryetaret.

    Dmth vota e popullit esht kor.

    Duhet futur dhe REFERENDUMI si ne Zvicer, qe Qelbesirat te kene frena, kur japin me KONCESION Shqiperine.

    1. Hahaha njeri sorosian tjetri kukull ne dore te oligarkeve. Me shume nuk mund te bejne thjeshte tja u falin mekatet.

      Puuu ca niveli

      Kshu i duan, koqe kandari qe mos i hyj gjemb ne kembe lartnaltsive.
      Demokraci thot kari.

  4. He mer Pano Soko se hajdut i vogel dukesh nga surrati. Mos na beni si puritane. Bashke me ate krijuesin qe sdel me ne skene ish shoku i ngushte i lalieres dhe qe ky i fundit i futi gishtin.
    “Nisma thurje u krijua nga Besjan Pesha, sorosist e mjaftist, ish drejtor i LSI i akuzuar për vjedhje miliona euro.”-marre material ne internet por dihet. Une sjam ma asnje pale por logjika ta do qe keta jane nje mut.
    Jeni nje brez lalierash dhe kam sh dyshim se do jeni ndryshe. Mendimi im gjithmone..

    1. Bravo Iro. Interesi primar i ketyre dy palacove sorrosjane duket se eshte vjelja e donacioneve dhe kontributeve, dhe jo thelbi i nje iniciative gjithperfshirese. Uebsajti nuk permban absolutisht as edhe nje informacion te vetem serioz dhe te besueshem. Asnje informacion per ekzistencen e mundshme te nje grupi drejtues. Asnje liste transparente emrash, ku gjithkush te kete mundesine e konstatimit.

      Per sa kohe vendi do te mbetet pa perfaqesim serioz te opozites reale ne parlament, grykesit qe bejne sikur grinden per ceshtje parimesh dhe jo per prishje pazaresh do bejne palle ariu pa iu dridhur qerpiku se nje dite mund te bien me bythe perpjete ne gropen qe i kane hapur vetvetes.

  5. Une dua qe ne Fleten e Votimit te kete edhe nje OPSION ne fund te fletes.

    ========================================
    Asnje nga te Mesipermit NONE OF THE ABOVE
    ========================================

    Une dua te votoj MOSBESIMIN tim tek 2 Qelbesirat.

    QELBESIRAT ma kufizojne ne fleten e VOTIMIT kete te drejte KUSHTETUESE

    Keshtu do te Kuptojme se sa vota marrin keto QELBESIRA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *