• |
ide | kryesore

Arrestohet kosovarja, sulmoi SHBA në Facebook pas vrasjes së Soleimanit

Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës e ka arrestuar Ikballe Berisha – Huduti që ditët e fundit është bërë çështje në mediat e Kosovës pasi që doli publikisht kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Ajo kritikoi liderët e Kosovës që përkrahën sulmin e SHBA-së.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës.

E dyshuara është sjellë për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, – kanë deklaruar për T7 nga policia e Kosovës.

E arrestuara është themeluese e një fondacioni fetar islamik. Ajo ishte shprehur kundër SHBA-ve dhe Izraelit duke thënë se “gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë”.

“Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel”, shkroi Huduti-Berisha duke shtuar se hakmarrja ndaj kësaj vrasjeje është obligim.

“Zoti i dhasht durimin ngase te mbysesh zotin e shtepise i ke mbyt tere antaret e shtepise, e pastaj hakmarrja eshte obligim por nuk ka kufi”, – kishte deklaruar ajo.



5 Comments

  1. Bo boll o se late name. Agjitacion e propogande ne 2020? Gazetarja e New York Times e quajti Kasemin Sulejmanin poet dhe nuk e arrestoi njeri. Nje tjeter gazetar i New York Times e pati cilesuar liderin e ISIS qe preu me mijera koka si thjesht nje studiues strikt te islamit dhe prap askush nuk e arrestoi. Nje anetare myslimane e kongresit i’u referua sulmeve te 11 shatorit me fjalet ” ca njerez bene dicka” dhe askush nuk e arrestoi. Ketu jemi ne mes te Europes dhe jo ne mes te Iranit te fatvave kunder shkrimtareve. Nuk arrestohet fjala sado e perbuzshme te jete sepse ne radhe te pare nuk eshte e drejte dhe per me teper nuk ben asnje efekt. Ju doni te beni idiotet martire.

  2. O koqja neri sbehet fjale per poezi ktu as per opinione nuk mbulohet dielli me shoshe themi ne se dhe ti qe i ke rene rrotull sje larg tyre por behet fjale per delegatet e tyre shpirterorw ne trojet tona qe per khomein halen mund te bejne dhe akte terrorriste njesoj si isisi ne sherbim te iranit kjo sdo as laps as defter koqeee
    Kjo burgun e ka pak se esht nje prej shum agjenteve te iranit qe duhen cuar ne guantanamo ose abu graib meqe i bie me afer ne distance me iranin, “tempullin e tyre” bashk me ate miun devolli qe n hiqet si historian jazexhiun dhe kreshnik osmanin ⚰⚰⚰

  3. Ooo I paemer,shum pis je ne komente.o ty Berisht te qifshin cfar ke ne shtepi.e mar fisin.po kush je ti o pleher qe vjerson Berisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *