• |
ide | kryesore

Banorët e prekur nga tërmeti nuk lirojnë hotelet: Është rritur çmimi i qirave, frikë të rikthehemi në banesa

Arkiva, Lajme, Të fundit



6 janari, e hënë, ishte dita kur të strehuarit në hotele, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit, duhet t’i linin këto ambiente, por pavarësisht kësaj ata nuk janë larguar prej aty.

Në hotelet e Golemit vijojnë të strehohen qindra banorë të Durrësit në pamundësi për të gjetur një tjetër banesë e për të vijuar jetën normalisht.

Banorët ankohen se shtëpitë me qira mungojë dhe çmimi i tyre është rritur shumë, për shkak të kërkesave tepër të larta. Përveç kësaj, ata thonë se deri tani askush nuk ka vlerësuar dëmet dhe sigurinë e pallateve dhe kanë frikë të rikthehen aty.

Pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima dhe dëmtoi shume pallate dhe banesa me qindra qytetarë u strehuan në hotele, por edhe pasi ka kaluar më shumë se një muaj ata presin për një zgjidhje dhe ankohen për mungesë vëmendjeje nga institucionet.



4 Comments

  1. Aty te rrini por kur te vij i gjati priteni me buzeqeshje dhe thoni fjalen magjike marrsh nga ditet tona.

  2. Jane rritur qerate..rrofte sebepi….por ne sikur e kishim ne nivele mbreselenese ndjenjen e solidaritetit…!!

  3. S’kaloi shumë dhe ja u harruan njerëzit, e shikoni çfarë ndodh kur jeni të përçarë, në vend qe te bëheni të gjithë bashkë dhe t’i shkulni dhëmbët qeveritarëve, secili për vete dhe asnjë s’mbaron pune.
    Po puna është se ai vend e ka një mallkim të madh që do një popull të tërë të dali në shesh dhe te pendohet për pislleqet që bëjnë përditë. E kush do t’a bëjë?? Asnjeri ose shume pak… Po ja kështu vazhdoni se për t’a gjetur keni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *