• |
ide | kryesore

CIES: Mbappé lojtari më i kushtueshëm: në Serie A kryesojnë interistët

F1, Sport



CIES (Observatori mbi futbollin ndërkombëtar) ka përfituar nga ardhja e 2020 për të përpiluar klasifikimin e parë të vitit: lojtarët me vlerën më të lartë, duke marrë në konsideratë 5 kampionatet europianë më të mirë. Kështu, futbollisti më i kushtueshëm është Kylian Mbappé, i vlerësuar me 265,2 milionë euro.

Janë 20 lojtarët vlera e të cilëve kalon 100 milionë euro, e ndër ta nuk është Cristiano Ronaldo. Madje një statistikë e cuditshme nxjerr jashtë të gjithë lojtarët e Juventus nga kjo renditje speciale dhe vetëm dy lojtarë në Serie A kalojnë vlerën e përmendur (dominojnë lojtarët e Premier League) e janë të dy të Inter: Lautaro Martinez e Romelu Lukaku.

Podiumi kompletohet nga Sterling (223,7 milionë) e Salah (175,1 milionë). Në dhjetë të parët janë edhe Sancho, Mané, Kane, Rashford, Messi, Griezmann e argjentinasi i Inter. Portieri me vlerën më të lartë është Alisson (77 milionë), mbrojtësi që kushton më shumë është Van Dijk (93 milionë), mbrojtësi i krahut më i shtrenjtë është Alexander-Arnold (110 milionë), mesfushori më i vlerësuar është Maddison (112 milionë) e natyrisht Mbappé si sulmues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *