• |
ide | kryesore

Conte ‘krip’ faturën e Chelsea: shkarkimi kushton mbi 30 milionë euro

Sport



Chelsea i ka kushtuar rreth 31,2 milionë euro shkarkimi i Antonio Conte. Kjo është ajo që zbulohet, sipas medias angleze, nga bilanci i klubit londinez në 30 qershor 2019, si pasojë e shkarkimit që ndodhi në verën e 2018, një sezon më parë se skadenca natyrale e kontratës. Një shifër që ka bërë të tejkalohet kuota 90 milionë euro si dëmshpërblim ndaj menaxherëve të larguar nga Abramovich nga 2004 deri më sot.

Shkarkimi i teknikut aktual të Inter e stafit të tij, përfshirë shpenzimet ligjore, i ka kushtuar Blues 26,6 milionë stërlina. Një shifër e përbindshme që ka peshuar jo pak në bilancin e klubit londinez, mbyllur me humbje prej 96,6 milionë stërlina. Pavarësisht fitores së një Premier League e një FA Cup, martesa mes Conte e klubit londinez kishte përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme, me palët që përfunduan në gjykatë.

Trajneri salentin hodhi më pas në gjyq Blues, që nuk donin të paguanin vitin e fundit të kontratës, duke e akuzuar për thyerje të pretenduara të rregullores së brendshme. Në vecanti, shoqëria kishte luajtur me kartën Diego Costa, i larguar nga Conte me një sms: një cështje që, sipas Chelsea, e kishte detyruar klubin të shiste lojtarin tek Atletico Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *